Shqipëria u godit nga afër 20 termet të vogla brenda 24 orëve të shkuara, por tërmeti që bëri kërdinë ishte 6.4 ballë me epiqendër Durrësin. Lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Fat të tillë nuk pati edhe pjesa tjetër e kombit Shqipëria, e cila rezulton me 29 viktima deri tani si dhe mbi 650 të plagosur.

Gazeta kombëtare “Bota Sot” ka përcjellë me vëmendje të gjithë dinamikën e ngjarjeve në Shqipëri, atje ku edhe Kosova po jep kontributin e saj me ushtarët e FSK-së të cilët janë nisur qysh në orët e mëngjesit të së martës. Përveç saj edhe njësitë policore të Kosovës janë nisur për të dhënë kontributin e tyre, gjithashtu nuk kanë munguar as ndihmat nga ana shtetërore.

Qeveria në dorëheqje e Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku ka ndarë 500 mijë euro për të prekurit nga tërmetet. Edhe partitë politikë, shoqatat por edhe individët në mënyra vullnetare kanë ofruar ndihmat e tyre për vëllezërit tanë në Shqipëri në këto moment të vështira. Kosova dëshmojë edhe njëherë se kur vjen puna për atdheun të gjithë jemi bashkë, dhe nuk kursejmë asgjë për të shpëtuar jetë njerëzish që kanë mbetur ende nën gërmadhat.

Ju pëlqen!

Për tu vlerësuar puna e FSK-së si dhe Policisë së Kosovës, të cilat i kanë dhënë dorën e fundit aksionit për shpëtimin e Ramë Lalajt, të riut 17-vjeçar që deri në orën 14:20 minuta ishte nën rrënojat e një shtëpie trekatëshe, në të cilën ndodhej ai me familje në momentin e tërmetit.

Tre familjet Lalaj, që ndodheshin në të njëjtën ndërtesë të rrënuar, kishin prejardhje nga Kosova. Pavarësisht se shumë shtete i kanë ofruar ndihmë Shqipërisë për të tejkaluar këtë tragjedi të madhe, ndihma e Kosovës merr tjetër dimension, ajo tejkalon kufijtë e ndihmës ndaj një shteti tjetër, me emocionet dhe gjakun qe nuk bëhet ujë.

Një komb i ndarë në dy shtete, nuk ka asgjë që i ndanë, si dhe dhimbjen ta tejkalojnë së bashku. Kjo tragjedi duhet të na bëjë të reflektojmë për cilësinë e ndërtimeve, dhe a janë ato në përputhje me studimet sizmologjike, pastaj cilësinë e punimeve dhe garansionin që ofrohet. Ndonëse ndërtimet në Kosovë janë të larta dhe po “mbijnë” thuaje aspak nuk respektohen procedurat e ndërtimeve, që të jenë sa më të sigurta edhe në raste të tërmeteve.

Derisa vazhdojnë kërkimet me shpresën se të kemi sa më pak viktima dhe sa më shumë të gjendur shëndosh nën rrënoja, gjithashtu vazhdon edhe të shtohet sodildariteti i shqiptarëve në të katër anët e botës.

Duke parë se Shqipëria po përballët shpesh më vërshimet, por edhe me tërmete është e udhës që të krijohet një shtab emergjent i përbashkët Kosovë Shqipëri më një qendër të vetme, në rast të fatkeqësive natyrore të jemi pranë njëri tjetrit. Besoj se kjo do të lehtësonte edhe më shumë dhe më shpejt ndihmën ndaj njëri tjetrit.

Derisa me gëzim po prisnim 28 nëntorin e Flamurit, ndodhi fatkeqësia që askush nuk e priste.

Lutemi që fatkeqësi të tilla më mos të pësojmë, dhe besimin se Zoti do kujdeset për shqiptar kudo që janë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!