Soda e bukë(bikarbonati i natriumit) është një produkt i zakonshëm në pothuajse të gjitha kuzhinat tona. Mund të sigurohet lehtësisht dhe të përdoret si për gatim, edhe për pastrim. Soda e bukës ka edhe efekte tërëndësishme për shëndetin, si në ndalimin e djegieve të stomakut, nëse vuajmë nga ulçera apo refluksi. Duhet pranuar se ka efekte edhe në ndalimin e rënies së flokëve dhe në stimulimin e rritjes së tyre.

Soda e bukës sillet si një shampo natyrale, sepse mund të pastrojë flokët. Ajo shërben si një kondicioner për zbutjen e tyre. Pra, siç mund ta kuptoni, soda e bukës ka mjaft efekte pozitive për flokët, që nga stimulimi i rritjes, e deri tek pastrimi dhe zbutja e tyre.

Ndihmon në rritjen e flokëve
N
ëse flokët e tua janë plot me toksina dhe substanca kimike, ato ndalojnë së u rrituri. Soda e bukës siguron një pastrim efikas për flokë të tillë, krahasuar me çdo shampo tjetër. Veç kësaj, ajo do të largojëedhe çdo papastërti tjetër, duke i lejuar flokët të shndërrohen të fortë dhe të qëndrojnë të tillë për një kohëtë gjatë.

Ju pëlqen!

Eliminon klorin
Klori mund t’i dëmtojë flokët, si dhe ta ndryshojë ngjyrën e tyre. Soda e bukës largon klorin nga flokët, duke ndaluar kështu dëmtimin e tyre.

Eliminon mbetjet e dëmshme në flokë
A e dinit se çdo mbetje nga xheli, shampoja, apo shkuma në flokë, mund t’i dëmtojë flokët? Soda e bukëështë një pastrues natyral i mbetjeve të tilla. Bikarbonati i natriumit është një përbërës i dobishëm qëpërmirëson ndjeshëm cilësinë e flokëve dhe largon çdo mbetje të dëmshme, duke u dhënë flokëve njëshkëlqim të qëndrueshëm.

Dhe së fundmi, receta për ta përdorur për flokënë shtëpi. Gjithçka që duhet të bëni, është të përzieni ujin dhe sodën e bukës në një raport 3:1, pra 6 lugë ujë dhe 1 lugë sodë bukeNëse keni flokë të gjatë, qëshkojnë deri në bel, raporti duhet 6:1. Përzierjen që sigurohet, duhet ta aplikoni nga rrënja e flokëve deri në majat e tyre. Në fund, rekomandohet shpëlarja e flokëve me një përzierje uthull molle dhe ujë. Bëni kujdes që përzierja të mos ju bjerë në sy. Do të habiteni nga rezultatet. Soda e bukës do të ndalojë rënien e flokëve tuaja, si dhe do të ndihmojë në rritjen dhe rigjallërimin e tyre.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!