Kompania amë e Snapchat, Snap Inc, planifikon të njoftojë platformën e saj të lojrave për zhvilluesit muajin tjetër, shërbimi i lajmeve online Cheddar raportoi të premten, duke cituar një person të afërt me këtë çështje.

Aksionet e kompanisë u rritën gati 3 për qind së fundmi.

Platforma, e koduar me emrin “Project Cognac”, do të shfaqë një numër lojërash nga zhvilluesit e jashtëm të dizajnuar për të punuar posaçërisht në aplikacionin Snapchat.

Ju pëlqen!

Iniciativa e re e lojrave do të lansohet në samitin e parë të Snap për partnerët zhvillues, në Los Anxhelos më 4 prill.

Faqja e internetit të lajmeve teknologjike The Information fillimisht raportoi se Snap po punonte në një platformë të lojërave, në qershor 2018. Snap nuk pranoi të komentonte mbi raportin e Cheddar.

Lexo po ashtu:  “Sa më shumë që ke sukses në dashuri, aq më shumë do të bindesh në ekzistencën e Zotit dhe në pavdekshmërinë e shpirtit.”
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!