Smartmatic ka paditur Fox News për përhapje lajmesh të rreme, duke kërkuar dëmshpërblim 2.7 miliardë dollarë.  Kompania e sistemeve elektronike është akuzuar shpesh për manipulim në zgjedhjet presidenciale dhe disa prej zërave që i kanë përsëritur këto akuza janë shfaqur në Fox News. Smartmatic, e cila është është shpallur fituese për të realizuar procesin e identifikimit biometrik të votuesve në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, pretendon se është dëmtuar nga këto akuza.

Fox është përgjegjës për këtë fushatë dezinformimi, e cila ka dëmtuar demokracinë në të gjithë botën dhe dëmtoi në mënyrë të pariparueshme Smartmatic dhe palët e tjera të interesit që kontribuojnë në procese zgjedhore moderne“, tha CEO i Smartmatic, Antonio Mugica.

Në padi, krahas Fox News si media përmenden edhe emra të veçantë si Lou Dobbs, Maria Bartiromo dhe Jeanine Pirro; dhe Rudy Giuliani dhe Sidney Poëell, avokatët e ish-Presidentit Donald Trump. Kompania rendit 13 raste të veçanta në të cilat një personalitet ose i ftuar i Fox News pretendonte se Smartmatic ishte përdorur për të manipuluar zgjedhjet e vitit 2020.

Ju pëlqen!

FOX News Media është e përkushtuar të sigurojë kontekstin e plotë të çdo historie me raportim të thelluar dhe mendim të qartë. Ne jemi krenarë për mbulimin tonë zgjedhor 2020 dhe do të mbrohemi në gjykatë“, tha një zëdhënës i Fox.

Smartmatic i shet pajisjet dhe shërbimet e saj në Evropë, si dhe në Zambia, Argjentinë dhe Filipine, ndërsa akuza për manipulim ka pasur edhe në Venezuelë.

Në Shqipëri, Smartmatic u përzgjodh në mes të janarit nga KQZ për të mundësuar identifikimin biometrik të votuesve. Smartmatic ishte kompania e vetme, e cila u ofrua për realizimin e identifikimit biometrik pasi kompanitë e tjera u tërhoqën nga tenderi i hapur me negociim pa shpallje. Si kompani, ajo nuk është e re në proceset zgjedhore. Në 2019, Smartmatic realizoi projektin pilot të zgjedhjeve partiake në Partinë Socialiste.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!