Xperia 1 II ka ekran 6.5-inç 4K HDR OLED e mund të sillet edhe si ekran i jashtëm për disa modele DSLR të Sony. Në brendësi fshihet një procesor Snapdragon 865, bateri 4,000 mAh dhe kufje 3.5mm.

Flagshipi më i fundit i Sony, Xperia 1 II i cili del në shtije më 24 Korrik do të kushtojë 1,119 dollarë bëri të ditur kompania.

Porositë fillojnë më 1 Qershor dhe nëse smartfoni blihet përpara datës 28 Qershor, blerësit përfitojnë një palë kufje wireless WF-1000XM3 të cilat janë ndër më të mira në industri.

Ju pëlqen!

Smartfoni vjen me tre kamera të pasme zhvilluar nga kamerat pa pasqyrë A7 III të Sony. Ato kanë madhësi 12-megapiksel (gjerë, super-gjerë dhe zmadhim) si dhe mund të kapin foto me 20fps me autofokus dhe autoekspozim duke i bërë zgjedhjen ideale për fotografimin e aktiviteteve sportive.

Madje këto kamera mund të gjurmojnë syrin e njeriut dhe janë të pajisur me funksione të avancuara.

Xperia 1 II ka ekran 6.5-inç 4K HDR OLED e mund të sillet edhe si ekran i jashtëm për disa modele DSLR të Sony. Në brendësi fshihet një procesor Snapdragon 865, bateri 4,000 mAh dhe kufje 3.5mm.

Smartfoni do të sjellë 5G në Evropë për frekuencat nën-6Ghz ndërsa pritet debutimi i Xperia Pro 5G me teknologjinë mmWave. Ky smartfon është aq i veçantë dhe i dedikuar profesionistëve saqë vjen me një konektor input HDMI.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!