Drejtoria për Sigurinë e Ushqimit në Slloveni nga zinxhiri i marketeve “Shpar”, është njoftuar se e largojnë nga shitja ajvarin e prodhuar në Maqedoninë e Veriut, për shkak të pranisë së substancave të dëmshme.

Siç njoftojnë nga AIM, ky informacion është publikuar në faqen e internetit të Qeverisë së Sllovenisë.

Për momentin nuk bëhen të ditura detaje për çfarë materie bëhet fjalë, por në njoftim thuhet se ajvari prodhohet nga kompania “Altera Food DOO” me seli në Gjevgjeli.

Ju pëlqen!

Në njoftim ju bëhet thirrje të gjithë atyre që e kenë blerë ajvarin, ta kthejnë në një nga shitoret e “Shpar” në Slloveni.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.