Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka deklaruar sot se sa është ai në krye të ekzekutivit nuk do të lejojë marrëveshje ku përfshihet shkëmbimi me territore.

Ai thotë se nuk do të ketë marrëveshje as në Shtëpinë e Bardhë, as në të gjelbërtën e as në të kuqen.

“Për bindjen time motori i këtij nxitimi nuk ka të bëjë fare as me ministrin as me tërheqjen e trupave, por ka të bëjë asgjë më pak me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh. Ky Pazar presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë, pazari me këtë qeveri ku jam unë nuk bëhet, provoi ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme nuk e bëri, shko në shtëpi të bardhë me bo marrëveshje pse se bëri. Nuk ka marrëveshje as në shtëpi të bardhë as të gjelbër as të kuqe. Motori është si të largohet kjo. Unë jam i bindur e marrëveshje të gatshme këtë, praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe ia, e takova presidentin su morëm vesh dy orë e takova, ai ma përsëri tri herë, heqë kryeministrin taksën shkojmë bashkë në Uashington e bëjmë marrëveshjen bashkë”, tha ai.