Skulptura “Trëndafili i bardhë” tejkalon kitsch-in e skulpturave në kryeqytet

Dikush mund ta përcepton si bisht kali, ose bisht qeni, ose flokë femre. Enigma e përgjigjes reale fshihet prapë vellos së artistit i cili me artin e tij prekë edhe politikën, ndonëse kjo lule e mbyllur ende vuan në rinin e saj.

Ilir Muharremi, kritik i artit

I kredhur siç isha në këto mendime të zymta tek t’u hidhja një sy skulpturave në kryeqytetin tonë që tejkalonin çdo zymtësi shpirtërore ngaqë më shumë ngjajnë me kitsch-in se sa vlerën, disa janë kopje e zbehtë e stilit të Rodenit, e disa të tjera imitojnë skulpturën e realizmit socialist. “Trëndafili i bardhë” i artistit Sislej Xhafa arriti të sjellë vija dhe tone të lehta dashurie e pamje të llahtarshme që njëkohësisht më pushtonte një mallëngjim i thellë kur shihja valvitjen e vijave të kredhura mirë të plota e me shumë dëlirësi. Kjo skulpturë simbolizon bukurinë, dashurinë dhe qetësinë mendore, mirëpo kjo “lule” është e mbyllur dhe simbolika origjinale e “trëndafilit të bardhë” tregon se nëse lulja është e mbyllur vajza është shumë e re për martesë. Cila pra na qenka kjo vajzë e re? Gjithmonë arti i Xhafës ngritë pyetje me përgjigje të shumta.

Ju pëlqen!

Kompozicioni i skulpturës është vertikal e në dukje dikush mund ta përcepton si bisht kali, ose bisht qeni, ose flokë femre. Enigma e përgjigjes reale fshihet prapë vellos së artistit i cili me artin e tij prekë edhe politikën, ndonëse kjo lule e mbyllur ende vuan në rinin e saj. Unë nuk do ta kritikoja hapësirën dhe skulpturën sepse kjo vepër krijon harmoni në secilën hapësirë veçanërisht në një hapësirë të zymtë në të cilen ndodhët tashmë.
“Trëndafili i bardhë” është i shtrenguar me veten dhe është një trup i vetëm në hapësirë që rrënqethet nga mallëngjimi. Ndoshta në shikim të parë përjashton estetikën dhe tërheqejn, por nëse gjurmon ngritë konceptin dhe pyetjen dhe të pushton një ndjenjë e fortë mallëngjimi. Nga syri i vdekur i kitsch-it dhe Rodenit, Xhafa ndriti një shkëndijë jete moderne të një skulpturore bashkëkohore. Ai skutave u jep jetë dhe i aktivizon nga gjumi i rëndë sidomos nga pandemia.
Skulptura më nuk është e artistit, por e shikuesit dhe kujtesa nxitët nga veti të çuditshme tejkanoze, por edhe të qetësisë shpirtërore. Pozita e saj statike që tenton monumentalen simbolizon heroizmin tonë. Linjat që e veçojnë skulpturën shprehin ato valë ritmike të një ekuilibri të thellë shpirtëror e pastaj kontakti rivalizohet me shoqërinë tonë.
“Ne bëjmë pyetje por unë nuk kam përgjigje, po ta kisha pas përgjigjen nuk do të kisha bërë art, kështu që vepra me të vërtetë është një pyetje”, u shpreh Sislej Xhafa, i cili veprën “trëndafili i bardhë”, e inauguroi në praninë e shumë miqve, artistëve, dhe në prani të drejtoreshës së Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli, të cilët edhe ishin mbështetës të këtij projekti.
Vepra e artit vërtetë është një pyetje e cila hap perspektivën e fundit mbi përmbajtjen e padrejtësisë që i bëhet një populli, shteti dhe revoltës. Përgjigja e artit duhet të jetë te ndjenja e kënaqësisë, e së mirës dhe harmonisë së shpirtit me trupin. Përgjigja e artit është e bukura mbi botën dhe “trandëfili i bardhë” shprehë atë kompleksitetin e një gjendje të trazuar pastaj të qetësuar shpirtërore.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.