Cristiano Ronaldo dhe e gjithë skuadra e Juventus-it do të kontribuojnë në luftën kundër Covid-19 me rrogën e tyre mujore. Trajneri Maurizio Sarri dhe të gjithë futbollistët do të heqin dorë nga paga e katër muajve për të ndihmuar sadopak në ndikimin ekonomik që pandemia ka shkaktuar.

Sipas marrëveshjes, pagat e muajit mars, prill, maj dhe qershor do t’i kursenin club-it në total 90 milionë euro. Në Itali janë pezulluar të gjitha llojet e sporteve të paktën deri më 3 prill, prandaj si një nga skuadrat më të mëdha dhe më të famshme në Europë, Juventus vendosi të kontribuojë përmes rrogës së futbollistëve. Krahas kësaj, vetë ylli i skuadrës, Ronaldo dhuroi plot 1 milion euro që vendi i tij, Portugalia të përballet me luftën kundër virusit. Paratë e futbollistit do të shkojnë për pajisjet e terapisë intensive dhe shtretër për në spitalin e Lisbonës.Italia ka qenë një nga vendet më të prekura nga Covid-19 dhe deri më tani ka numrin më të lartë të viktimave në botë, rreth 10,000 të tillë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!