Këmbanat mbrëmë kumbonin zi
për tërë brigjet se heroi vdiq
dhe ja nëpër altare u shuan qirinjët
veç drita e vatrës ndriçoi shtëpitë,
në ëndërr e panë atë trimi dhe vasha
dhe pleqtë dhe të gjithë luftëtarët,
të gjithë ishin bërë mospërfillës
ndaj tokës se mbjellë me pemë dhe hënës.

Medet! Nga dheu s’ngrihej më ai.
Ne fushim veç çadra e tij mungon.
Po pse vallë kur dielli u shua
në mal vajtuan se kishin humbur rrugën,
për në shtëpi në tokën e errësuar
dhe vetë dielli mbeti pa vajtim?

Ju pëlqen!

Jeronim De Rada
(19 nëntor – 28 shkurt 1903)

Lexo po ashtu:  Gjuha shqipe bëhet pjesë e librit “La classe plurilingue” në Itali
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!