Mediat në Kosovë shkruajnë se Vjosa Osmani, ish kryetarja e Kuvendit si përfaqësuese e LDK-së në fund të këtij muaji mund të krijojë një parti të re.

Burimet e këtij portali bëjnë të ditur se Vjosa Osmani ka komunikuar me shume degë dhe anëtarë të LDK-së, të cilët janë te zhgënjyer me udhëheqësit e kësaj partie dhe të pakënaqur me veprimet e fundit, pak ditë pas zyrtarizimit të qeverisë së re e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Partisë së re të Vjosa Osmanit pritet ti bashkohen edhe ish ministri i infrastrukturës Lumir Abdixhiku dhe deputeti aktual i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Ju pëlqen!

Burimet theksojnë se Vjosa Osmani ka përkrahjen e madhe nga shume nëndegë dhe degë te Lidhjes Demokratike të Kosovës për të krijuar një parti të re dhe te garojë në zgjedhjet e ardhshme, si forcë e re politike në Kosovë.

Lexo po ashtu:  Gatishmeria e Kosovës për ta ndarë sovranitetin e vet me Serbinë mbi burimet e saj natyrore - Ujmanin. A nënkupton kjo se qeveria e Kosovës...
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!