Skandalet e Presidentit amerikan, Donald Trump, nuk kanë të ndalur. Mbrëmë derisa ai në Twitter kërkonte që gazetarët të gjykohen, kishte ngatërruar çmimin Pulitzer me atë të çmimit Nobelit, shkruan MekuliPress, bazuar në lajmet e mediave ndërkombëtare.

“Kur do t’i kthejnë gazetarët çmimet e tyre ‘Nobel’, për punën e tyre për Rusinë, Rusinë, Rusinë, vetëm që të dëshmohet e kundërta (në fakt ishte pala e kundërt që ka kryer krime), me qëllim që ata t’i ndahen gazetarëve të vërtetë, që kanë pasur të drejtë. Mund t’ia jap komitetit një listë”, ka shkruar Trump në Twitter

 

Ju pëlqen!

Siç raporton VG, nuk dihet në kënd ka menduar presidenti amerikan, por sipas të gjitha gjasave ka dashur të kritikoj fituesit e çmimit Pulitzer për gazetari.

Duke parë se ka gabuar ai ka shlyer postimin e tij, por kritikët e tij të ashpër ishin më shpejtë të cilët e ruajtën si “screen shot” postimin që më pas është shpërndarë nëpër rrjete sociale.

Presidenti Trump është munduar të arsyetohet duke thënë se deklarata ishte një sarkazëm.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!