Pas një tjetër skandali seksual që përfshiu një anëtar të lartë të Kishës Katolike, pyetja që shtrohet përsëri  është ajo rreth “mohimit të seksit”.  A është realiste për dikë që të jetojë përgjithmonë pa seks?


Termi “celibacy”( stad për dikë që zgjedh të bëjë një jetë beqari pa seks apo martesë për gjtihë jetën) vjen nga latinishtja dhe përdoret për njerëzit e pamartuar dhe nënkupton një stad të përhershëm të të jetuarit pa seks.
Por teksa priftërinjt katolikë ashtu si dhe disa murgj budistë betohen dhe zotohen  se do t’i shërbejnë Zotit dhe do të heqin dorë nga dëshirat e tye njerëzore, por veçanërisht nga seksi. Të njëjtin betim bëjnë dhe murgeshat. Dhe si për katolikët edhe disa murgj budistë, në të dyja fetë masturbimi po ashtu quhet një mëkat po aq sa edhe seksi.


Por a është e mundur që këta burra dhe këto gra të mund të bëjnë një jetë të shëndetshme mendore dhe fizike pa patur aktivitet seksual.
“Burrat shtyhen nga testoteronet që të dëshirojnë të bëjnë seks”, shpjegon John Wass, Profesor i Endokrinologjisë në Universitetin e Oksfordit. Ndërsa gratë janë të shtyra në një shkallë më të vogël drejt seksit për shkak të një përzierjeje të testosteronit dhe estrogjenit, -shpjegon  ai.  “Një  jetë pa seks unë do ta konsideroja krejtësisht anormale”, shpejgon Dr Wass.


Rreth 80-90% e burrave masturbojnë dhe ka gjasa që edhe priftërinjtë ta bëjnë këtë, – thotë Profesori John Wass.
Një studim tjetër sugjeron se burrat që ejakulojnë më shpesh kanë më pak shanse që të preken nga kanceri i prostatës.
” Një jetë e përbetuar beqari pa seks nuk është e shëndetshme shkencërisht”.


Jimmy O’Brien, i cili e braktisi jetën e tij prej prifti për të krijuar një familje thotë se sa e vështirë është për një të ri qe të mund impulset e tij.
“Ju duhet të luftoni dëshirat tuaja. Për shumë njerëz kjo mund të jetë një betejë e përditshme, të tjerët nuk janë dhe aq të prekur“.
Fuqia e mendjes nëpërmjet ushtrimeve të tilla si meditimi mund të ndalojë dëshirat fizike, argumenton Vishvapani, i cili është budist.  “Nuk ka dyshim në mendjen time, se disa njerëz janë në gjendje për të praktikuar atë mjaft lumturisht.  Mund të jetë  e vështirë në fillim, por ideja se ju biliogjikisht nuk mundeni, – kjo  është gënjeshtër.


Prifti, at Stephen Wang, dekan i studimeve në Allen Hall Seminary, thotë se kjo është një sakrificë që shumë priftërinj e menaxhojnë. Për atë është e njëjta sfidë si për një burrë që përpiqet t’i rrijë besnik gruas së tij.
“ Për çdo të kristian, masturbimi, seksi para martesës dhe seksi jashtë martesor janë të gabuara dhe asnjë kristian nuk duhet t’i bëjë”, – thotë Ati Wang.
Megjithatë  profesori John Wass shton se sot jeta ka ndryshuar dhe një njeri që vendos të rrijë beqar nuk privohet nga një jetë seksualisht aktive.
” Ne jemi thjesht njerëz dhe aty ka elementë vetmie. Shumica prej nesh kanë nevojë për dike tjetër të rëndësishëm në jetë. Shoqëria perëndimore jeton me rëndësinë e madh të kërkimit të një partneri romantik në jetës.  Të heqësh dorë nga kjo ide është një sakrificë e madhe”, thote ai.
Pavarësisht se priftërinj por edhe disa prej murgjve budistë thonë se është e mundur të jetohet pa seks dhe t’i përkushtohesh një dashurie më të madhe, shumë  katolikë, duke përfshirë  dhe kardinalin O’Brien, kanë bërë thirrje për një rishikim të të qenit beqarë për t’i shërbyer Kishës dhe Zotit. Përgatiti; J.H