Gjatë mbretërimit të Tiberiusit, Roma u trondit nga një skandal seksual tejet i vecantë. Sipas Jozefit, një fisniku të quajtur Decius Mundus i kishte rënë në kokë për një grua të martuar, që quhej Paulina. Ai madje i ofroi asaj 200 mijë dhrahmi për të kaluar natën me të, por e respektueshmja Paulina refuzoi. Deciusi nuk do të hiqte dorë aq kollaj. Ai e dinte se Paulina ishte një ndjekëse e devotshme e perëndive egjiptiane. Kështu që ai korruptoi priftërinjtë e Isis që t’i thoshin Paulinës dhe perëndia Anubis donte t’i shfaqej.

Paulina u bind dhe erdhi në tempull gjatë natës, ku Decius ishte maskuar si Anubisi me kokë qeni. Në errësirë, Paulina u mashtrua se Deciusi ishte Anubisi dhe “kreu për të një shërbim gjatë gjithë natës”. Pak ditë më vonë, Deciusi i tha asaj të vërtetën, duke u mburrur se kishte kursyer 200 mijë dhrahmi. E tmerruar, Paulina u ankua tek perandori. Priftërinjtë u kryqëzuan dhe Tempulli i Isisit u dogj. Por Deciusi vetëm u dëbua në ekzil.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.