Azilkerkuesit Ne Irlande Shqiptaret Lene Pas Edhe Shtetasit Nga ZimbabveShqiptarët janë vënë në qendër të vëmendjes edhe në Irlandë. Kryeministri i vendit, Leo Vardkar, thotë se qytetarët shqiptarët dhe ato gjeorgjianë janë të parët sa i takon numrit të personave  që kërkojnë azil.

Sipas mediave vendase, qytetarët e nacionalitetit shqiptar dhe atij gjeorgjian, konkurrojnë bindshëm edhe sirianët. Kryeministri irlandez ka pohuar se shumica e azilkërkuesve mbërrijnë në Irlandë  përmes dokumenteve false.

“Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas”-theksoi ai. Statistikat janë të frikshme.

Ju pëlqen!

Dy nga pesë azilkërkues në shtetin e Irlandës janë shqiptarë dhe gjeorgjianë. Bazuar në shifra e publikuara, rezulton se përgjatë 2018-s,  460 qytetarë shqiptarë kërkuan azil në Irlandë. Shqiptarët ndiqen nga gjeorgjianët me 12% dhe sirianët me 9%.

Lexo po ashtu:  Milaim Zeka: Vendi “shpëton” vetëm nga koalicioni VV-PDK, ose vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!