Një skandal me përmasa të jashtëzakonshme po zhvillohet në Greqi.

Policia e Athinës ka arrestuar ish-drejtorin e përgjithshëm artistik të Teatrit Kombëtar të Greqisë, Dimitris Lignaiadhis, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të rinj që kërkonin të bëheshin aktorë.

Por po kështu Lignaidis dyshohet se ka abuzuar edhe ndaj minorenëve.

Ju pëlqen!

Ai kishte dhënën dorëheqjen disa ditë më parë, pas denoncimeve, ndërsa u arrestua sot pas një urdhri të prokurorisë.

Skandali thellohet edhe më shumë pas dyshimeve se ai ka abuzuar edhe me djem shqiptarë, ku u premtonte se do t’i bënte aktorë.

Sipas mediave greke, Lignaiadhis i jepte të miturve alkool dhe drogë dhe më pas abuzonte me ta.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.