Pas vrasjes së 35 vjeçares shtatzënë pranë Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar dorëheqjen e zingjirit përgjegjës për rastin tragjik.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë e sot pasdite ka aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, pas takimit të sotëm të tyre, për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur.

Ju pëlqen!

Postimi i Kryeministrit:

Zinxhiri që duhet (dorë)hequr

Sot pasdite kam aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, pas takimit të sotëm të tyre, për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur.

Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, po bëhet:

  1. inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës;
  2. inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale;
  3. inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK;
  4. ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës;
  5. dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar”, ka shkruar Kurti, përcjellë MekuliPress.com

“I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje”, ka thënë Kurti.

 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!