S’ka mërgimtarë! Ka shkolla të zbrazëta e sportele të mbylluna!

Kur erdhën, dolen shesheve t’qyteteve, ku dikur përballeshin me policinë e Serbisë, por kurkush s’i njofti!
Shitësit e flamujve po!
Edhe t’çiftelive, plisave e t’librave me foto herojsh.
Jeni patriot ju, u thanë shitësit e atyne u qeshi fytyra. Këta moren nga dy flamuj, se nuk ndaheshin Kosovë e Shqipni!

Moren çifteli e sharki, se nuk ndahej toskë e gegë!
Moren kavaj e fyej, se nuk ndahej veriu e jugu dhe prap moren rrugë gurbeti me kangët e atdheut n’gji.
Kur e kaluen kufinin dikujt i ra ndërmend:
__ Ore! Kur ikem, i patem lanë do kangë me lahuta! Me xhamadana e me tupana n’derë t’kullës!
Çka ishin ato kangë me luca… me fela…cocaina…me pi.. me bythë, që i gjetëm?!

Ju pëlqen!

E na mallkuen e me mallin e tepruem ikën gjurmëve t’veta!
Edhe unë jam mërzitë n’kryeqytetin e qenve që mashtrohen me eshtna! Po kthehem n’kërshat e mi me thye qafën. T’pakten, trupit tim s’do ti vie era coftinë, si tunelit të Kurrizit, n’lagjën Dardania. N’kërshat e mi, coftinat i hanë fajkojtë, e bjeshkëve s’iu vjen erë e keqe, si Albinit, Rrahmanit, Memlit e Ramushit!

Edhe mërgimtarët ikën me plisa, çiftelia, e flamuj, për mos me u kalbë mërzie, n’atdheun me shkolla të mbylluna e greva njerëzish, t’plasun për interes!

__ Edhe ky qenkam unë, mërgimtarë n’orrnicat e mia plot therra, thashë, kur hipa n’kërsh të dhitë e kuqe!

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!