Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm në seancën e tij të parë përpara gjyqtarëve të Gjykatës Speciale në Hagë.

Gjykata Speciale e ka ngarkuar Mustafën me akuzat për krime lufte që pretendohet të kenë të bëjnë me ndalimin arbitrar në Zllash në mes të 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999.

Gjithashtu, ai akuzohet edhe për trajtim mizor i kryer në të njëjtin vend dhe në datat e njëjta. Gjithashtu mbi Mustafën rëndojnë akuza për krim të torturës dhe vrasjes së paligjshme.

Por sot, Mustafa përpara gjykatësve që Speciales është deklaruar i pafajshëm duke mohuar të gjitha akuzat të cilat kjo gjykatë i ka lidhur me emrin e tij dhe e ka vendosur atë si ekzekutues të disa akteve kriminale gjatë luftës.

Ju pëlqen!

Në fund të fjalimit të tij, Mustafa ka thënë se është i gatshëm të deklarohet për pafajësinë ose fajësinë e tij.

“Ju siguroj z.Gjykatës se në këtë betejë ligjore me prokurorinë përpara kësaj gjykate, në çdo rast dhe çdoherë, do ta përdori të vërtetën për të vërtetën dhe të drejtën. Sot jam i gatshëm të deklarohem për pafajësinë ose fajësinë time. Faleminderit për fjalën z.gjykatës dhe për durimin për të dëgjuar.

Gjykatësi e ka pyetur për secilën pikë veç e veç dhe ai u deklarua i pafajshëm në të gjitha pikat.

Për ndalim arbitrar, Mustafa u deklarua i pafajshëm.

Për krimin e luftës të trajtimit mizor, u deklarua i pafajshëm.

Për krimin e luftës të torturës, u deklarua i pafajshëm.

Për krimin e luftës të vrasjes të paligjshme, u deklarua i pafajshëm.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.