Arbër Zaimi

Sipas sondazhit të cilit iu ndalua publikimi në momentin e fundit, qytetarët e Shqipërisë duan më shumë Kosovë. Rama u jep më shumë Serbi.

Asgjë e re.

Ju pëlqen!

Qytetarët e Shqipërisë duan shëndet e mjedis mikpritës për njerëzoren, ai u propozon import mbetjesh kimike toksike, apo betonizim e ngulfatje qytetesh për interes të ndërtuesve e të shpëlarësve të parave.

Qytetarët e Shqipërisë duan zhvillim ekonomik dhe luftë ndaj varfërisë e pabarazisë, ai u jep vazhdim të privatizimeve shkatërruese për ekonominë, nën maskën “e re” quajtur PPP, dhe më shumë tregti të lirë që e falimenton prodhuesin vendor.

Qytetarët e Shqipërisë duan demokraci e drejtësi, ai shtron asfalt me dajak e gaz lotsjellës, e kthen vendin në monizëm faktik, duke kontrolluar gjithë pushtetin qendror, lokal, parlamentin e këshillat bashkiakë, duke u përpjekur të kapë edhe gjyqësorin përmes imponimit të gjyqtarëve të cilët zëvendësojnë presidentin me një noter.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!