Vajzat nuk dinë matematikë. Djemtë nuk lexojnë.

Këto stereotipe negative forcohen jo vetëm nga mësuesit dhe prindërit, por dhe nga vetë nxënësit, tregon studimi.

“Studimi ynë mund të jetë i pari që heton si besimet stereotipike të nxënësve rreth leximit te djemtë ndikojnë realisht tek ata,” tha bashkëautori Jan Retelsdorf, një psikolog në universitetin e Hamburg-ut, Gjermani.

“Ne e pamë rezultatin e stereotipeve në klasa dhe jo në laborator,” shton ai.

Studimi i publikuar në gazetën Child Development zbuloi se vajzat përfitonin nga besimi i nxënësve të tjerë se ato kishin më shumë prirje drejt librave. Kjo ama krijoi një vetëbesim shumë të ulët te djemtë.

Sipas studimit, është pikërisht ky stereotip i pabazë që nxit vajzat të lexojnë më shumë dhe djemtë të ndihen më larg librave.