Njerëzit janë përpjekur ta përkufizojnë dashurinë në mijëra thënie. Përkufizimi i saj ndryshon në varësi të llojit të vetë dashurisë, dashuri romantike, dashuri për prindërit, për vëllezërit apo motrat, për miqtë, apo dashuri platonike. Që ajo të përkufizohet në mënyrë universale, është tepër e vështirë, pasi gjithkush i jep kuptimin e vet. Disa e përkufizojnë përmes shikimeve, disa përmes lumturisë që sjell, ndërsa disa të tjerë përmes trishtimit apo leksioneve të nxjerra.

Edhe vetë ambient ka rol të rëndësishëm lidhur me mënyrën se si perceptohet dashuria. Media, televizioni apo filmat mund të ndikojnë gjithashtu lidhur me kuptimin që ne i japim kësaj ndjenje. Gjithsesi, Tich Nhat, një budist i famshëm vietnamez, na ndihmon ta shohim dashurinë në një tjetër perspektivë, duke na prezantuar katër elementet e dashurisë. Sipas tij, ato janë: mirësia, dhembshuria, lumturia dhe qetësia. Nëse i ndiejmë këto katër cilësi, atëherë jemi duke përjetuar dashurinë e vërtetë, sipas mësuesit budist.

  1. Mirësia

Mirësi do të thotë të bësh vepra të mira për të tjerët. Nëse ti e bën personin tjetër të ndihet keq me veten, atëherë nuk je dashuruar me të vërtetë me të. Konfliktet janë të pashmangshme në një marrëdhënie, por nëse ti i vendos nevojat e tua përpara atyre të personit që thua se e do, atëherë nuk është se je i dashuruar vërtet me të. Dashuria e vërtetë duhet të sjellë lumturi dhe jo dhimbje. Ajo duhet ta bëjë personin tjetër të ndihet i rëndësishëm dhe i dashur nga dikush.

  1. Dhembshuria
Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Dhembshuri do të thotë të ndjesh vuajtjet dhe dhimbjet e të tjerëe. Kur ndjen vuajtjet e personit tjetër sikur të ishte jotja, atëherë mund të thuash se e do vërtet atë. Nuk ka dashuri më të madhe, se sa të tregosh dhembshuri për të tjerët. Kur nuk e dashuron dikë, nuk të intereson se çfarë po i ndodh, por kur e do, i ndjen edhe ti ato që ndjen personi që do. Nëse  do që dashuria juaj të forcohet, duhet të praktikosh dhembshurinë.

  1. Lumturia

Kur e do vërtet dikë, nuk e bën të vuajë, por i shton ndriçim jetës së atij personi. I jep shpresa për të nesërmen e zymtë që duket në mendimet e tij. Nëse e do dikë, çdo moment që kalon me të është i mbushur me lumturi dhe regjistrohet në mendje si një kujtim i paharrueshëm.

  1. Qetësia

Upeksha është një term budist që përdoret si sinonim i qetësisë . Ky është element ii katërt i dashurisë. Dashuria duhet të jetë e lirë nga shtojcat, diskriminimet, apo paragjykimet.  Ne duam vërtet, vetëm kur e shohim si të barabartë me veten tonë personin që kemi në krahë dhe e ndihmojmë atë të përmirësohet njësoj me ne. Duke e vendosur veten nën lëkurën e personit tjetër dhe duke ndjerë atë që ai ndjen, mund ta kuptojmë më së miri atë person. Vetëm në këtë mënyrë, ne i largohemi “unë”duke mos qenë egoistë,  apo “ata” duke marrë parasysh opinionet e të tjerëve.  Vetëm kështu bëhemi një me atë që kemi në krahë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...