Singapori ia ka tejkaluar Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu bërë shteti më kompetitiv në botë, bazuar në statistikat e Forumit Ekonomik Botëror.

Në raportin e kësaj organizate për vitin 2019, u matën rreth 103 indikatorë kyç, si inflacioni, aftësitë dixhitale dhe tarifat tregtare për rreth 141 shtete.

Indikatorët kyç u organizuan më tej në 12 shtylla, ku përfshiheshin institucionet, stabiliteti makroekonomik dhe shëndetësia.

Shtetet e Bashkuara të cilat mbanin vendin e parë në vitin 2018, ranë në dytin këtë vit.

Gjithsesi Amerika shënoi pikët më të larta në disa indikatorë si lehtësia e gjetjes së punonjësve me aftësi profesionale dhe gjetja e kapitaleve monetare.

Singapori që mori vendin e parë mori pikë shumë të larta përsa i përket sektorit publik, forcës punëtore, diversitetit dhe infrastrukturës. Për sa i përket jetëgjatësisë së njerëzve Singapori ishte gjithashtu numri një, me fëmijët e sapolindur që pritet të jetojnë deri në moshën 74 vjeçare.

Në krahasim, jetëgjatësia në Shtetet e Bashkuara ishte 66 vjeç, ndërsa në Kinë 68. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]