“Sindroma e Beogradit”

Qeveritë e Tiranës dhe të Prishtinës nuk qenë në gjendje të bëjnë mini Shengenin shqiptar dhe po bëjnë me daulle mini Shengenin serb. Mirë Prishtinën në dukje po e martojnë me zor, po Tirana pse e ka këtë entusiazëm, kur ka qenë njëherë e martuar me Beogradin në vitin 1946 dhe konsumuan martesën me zonën e përbashkët ekonomike, me bashkimin ekonomik dhe doganor, me njësimin e lekut shqiptar me dinarin jugosllav, etj. dhe kur kryeministri i atëhershëm shqiptar me padurim i kërkonte me letër Titos të caktonte datën e bashkimit formal dhe përfundimtar të Shqipërisë me Jugosllavinë. Dashuria e viktimës me xhelatin e saj nuk është vetëm histori letrare.

Është gabim të quhet “sindroma e Stokholmit”. Para saj kemi “sindromën e Beogradit” te qeveritë shqiptare në kohën e vjetër dhe në kohën e re.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.