Hysamedin Feraj

E mbajme për tradhëtar Ali pashë Maxharin, bashke me të tjerë, sepse ia dorëzoi tokat shqiptare Malit të Zi. Por mbasi 6 Fuqitë e Mëdha të asaj kohe sollën flotën e tyre luftarake në Ulqin të gatshme për luftë në rast kundërshtimi. E mbajmë për hero Ramush Haradinajn që, bashkë me të tjerë, ia dorëzoi Malit të Zi tokat shqiptare “për viza”. Por pa pasur asnjë kërcënim nga 6 Fuqitë e Mëdha të kohës sonë.

Kjo inkonsistencë normative (vlerësimi), kjo çarje e ndërgjegjes morale brenda të njëjtit individi shqiptar, nuk mund të harmonizohet dhe çon në shpërthime sharjes kompulsive ndaj atij që ia vë në dukje (projektimi i fajit).


Nëse ego përpiqet ta zgjidhë këtë konflikt ndërmjet idit dhe superegos duke racionalizuar ose duke projektuar, dështon:
Sepse, a është racionale të presin që pushtuesi shekullor të na i kishte mbrojtur territoret tona më shumë sesa vetë ne sot?
Projektimi, sepse e shohin te vetja se po ata janë bashkuar sërish rreth Hashim Thaçit që është shprehur i gatshëm për coptim të mëtejshëm territorial, dhe kundër qeverisë që nuk lëshon pe.
Të dy mekanizmat mbrojtës dështojnë, sepse tingëllojnë po aq inkonsistent e kundërthënës sa vetë sistemi i vlerësimit.

Ju pëlqen!


Kjo skizofreni morale është rezultat i socializimit politik, i zëvendësimit të filozofisë nga historiografia, që s’është mirëfilli as e tillë. Prandaj, me gjithë termat e huazuar këtu nga psikanaliza, çështja nuk mund të zgjidhet nga psikologët. Kjo simptomë, dhe të tjera si ajo, thërrasin për një ri-socializim që nis nga “aksiomat” tona themelore dhe që kërkon angazhm intelektual sinkretik.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.