Simbolika e k**it

Shkruan: Sead Zimeri

K**i është organ i urinimit dhe i plotësimit të kënaqësive seksuale.

Ju pëlqen!

Është kokë më vete. Nuk i nënshtrohet mbikqyrjes së arsyes. Shumicën e kohës e kalon duke fjetur, e zgjohet vetëm kur ngacmohet. Dhe zakonisht ngacmimi i vjen nga jashtë në formë të dëshirës për ta penetruar një trup tjetër. Është plotësisht i pavarur në mënyrën se si është. I sjell kënaqësi të madhe pronarit, por edhe turp. Si i pavarur që është ai qëndron jashtë kontrollit të tij, dhe kështu ka potencialin ta poshtërojë pronarin para partnerit të tij. Është një lloj shuplake egos së tij. K**i si simbol i kënaqësisë seksuale nënvizon që dëshira seksuale është fuqi që nuk i nënshtrohet arsyes por forcës së tërheqjes seksuale të trupave. Të mos keqkuptohem, k**i nuk i nështrohet arsyes por përdorimi i tij është çështje tjetër.

Pra kemi një organ që urinon, e kalon gati tërë kohën në gjumë, zgjohet kur i teket, nuk i nënshtrohet asnjë mbikqyrje të arsyes, dhe kur zgjohet është muskuloz dhe potent sa sbëhet. Lidhja e tij me trupin është e çuditshme: sikur është një organ pa trup, që varet në trup por që nuk është i tij.

K**i si organ muskuloz e i fuqishëm është ideali i pavarësisë për shumë burra; e bën pronarin e saj të ndjehet i dëshirueshëm, i pamposhtur. Por edhe i papërmbajtur. Është pavarësi momentale. E rrezikshme. Irracionale. Vetëshkatërruese. Pavarësi që të bën skllav të tjetrit. Kur vepron në atë pavarësi ai në fakt vepron si i stimuluar nga forca jashtë kontrollit të tij. Pra ai nuk është i lirë.

Sidoqoftë, qoftë edhe për një moment, ai don të bënet k** prandaj edhe një numër i madh i burrave sillen si k** sepse ashtu u duket vetja të pamposhtur. Sidomos kur ndjehet i fyer apo i refuzuar nga trupi që dëshiron ta penetrojë apo edhe që nuk dëshiron ta penetrojë por që e konsideron të penetrueshëm, ai në ato momente përpiqet më së shumti të bëhet k**.

Fillon e flet pa kontroll, fyen dhe tregon muskujt. Arsyeja tregohet e pafuqishme para shndërrimit të tij në k**. Vepron si i dehur, sepse k**i i thotë që unë jam ngacmuar dhe dua ta pushtoj atë që më ngacmoi por ngacmuesi nuk i nënshtrohet dhe ja prish dëshirën. I shkakton mosmarrëveshje mes dëshirës dhe aryes që i jep një mesazh tjetër: k**i yt është gabim: ti nuk je aq tërheqës sa po mendon.

Këta që mbeten k**a vazhdojnë duke menduar që po nuk u realizuan dëshirat e tyre, pavarësisht arsyeshmërisë së tyre, ata kanë të drejtë të fajësojnë ata që irritojnë dhe prishin dëshirat e tyre. Pra mendojnë që kanë të drejtë të shfryhen (derdhen) mbi të tjerët. Secili që vepron kështu është k**! Pra mos u bë ka**!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!