Shenja e dollarit është ikonike, një ndër simbolet më të fuqishëm në botë, dhe akoma më embletike se vlera e dollarit vet. Është përfaqësuesja e konsumimit, ëndrrës amerikane dhe të gjithave të mirave që vinë me to.

Edhe pse e përdorur në shumë sfera të ndryshme komunikimi, ende nuk dihet me siguri të plotë origjina e shenjës së Dollarit. Hipotezat e ndryshme fillojnë me origjinën nga monedhat Bohemiane dhe deri tek lidhjet që simboli mund të ketë me Herkulin.

Nëse studion shenjën, mund të shqyrtosh me vëmendje që shkronja ‘D’ nuk paraqitet asgjëkund, por vetëm shkronjat ‘U’ dhe ‘S’, që janë menduar të jenë shkurtime për ‘Shtetet e Bashkuara’ ose ‘United States’ në anglisht. Por duket se ky supozim është i gabuar, për shkak se ka të dhëna që tregojnë se simboli i dollarit është përdorur edhe përpara vet krijimit të SHBA-ve.

Ju pëlqen!

Paundi Britanik e ka origjinën nga Roma e Lashtë, qytetarët e së cilës e përdorin fjalën për të shprehur një njësi matëse të peshës. Me kalimin e kohës, fjala ‘pound’ mori kuptimin e ‘një njësie ar’ duke u shndërruar kështu edhe në simbolin që ka fjala sot.

Ndërkohë, fjala ‘Dollar’ ka një historik më të shkurtër. Në 1500-ën, Perandoria Bohemiane filloi t’i stamponte monedhat e saj me një kodim argjendi, i cili nxirrej nga miniera e ‘Joachimsthal’. Si rrjedhojë, monedha mori emrin ‘joachimsthaler’, që më vonë u shkurtua duke u quajtur thjesht ‘thaler’. Me emigrimin përtej atlantiku, tregtarët holandez e shndërruan fjalën nga ‘thaler’ në ‘daler’, nga ku edhe sot është qartazi e dallueshme ngjashmëria tingullore e fjalës.

Megjithëse ka një historik të shkurtër, ende nuk dihet origjina e simbolit të Dollarit. Askush në histori nuk është regjistruar si krijuesi i simbolit, ndaj është e vështirë t’i gjendet origjina. Megjithëkëtë, ka shumë hipoteza që qarkullojnë. Për t’u rikthyer tek shkronjat ‘U’ dhe ‘S’ që duket sikur pasqyrohen në simbol, mendohet se ato janë shkurtime për ‘Units of Silver’ pra ‘Njësi të Argjendit’.

Në fakt teoria më e pranuar gjerësisht ka të bëjë me monedhën spanjolle. Në kolonitë spanjolle, tregtia midis amerikanëve spanjollë dhe amerikanëve anglezë ishte e gjallë, dhe pesha, ose ‘pezo de ocho reales’, ishte një tender ligjor në SHBA deri në 1857. Shpesh termi u shkurtua si: shkronja ‘P’ me një “S” që rri pezull pranë saj. Gradualisht, në sajë të zvarritjes së tregtarëve, ‘P’ u bashkua me ‘S’ dhe humbi kurbën e saj, duke e lënë vijën vertikale si një vijë në qendër të ‘S’.

Sikurse çdo gjë tjetër në Amerikë këto momente, edhe origjina e simbolit të dollarit është shndërruar në një debat politik, ku njëra palë mbron hipotezën se shenja është krijuar nga Amerika dhe amerikanët vet, ndërsa pala tjetër mbron idenë se simboli është i huazuar.

Megjithëkëtë, përpos debateve të shumta, ajo që dihet me siguri është që simboli i Dollarit është një ikonë e fuqishme, që ka frymëzuar breza të tërë artistësh dhe jo vetëm.(SCAN) – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!