Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenelll, ka vazhduar përsëri të merret me Kosovën dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe qeverisjen e tij. Grenell deklaroi se Kurti duhet të largohet nga politika.

“E di se mund të shkaktoj kokëçarje me qëndrimin tim, por do të vazhdoj të jem i sinqertë, Albin Kurti dhe autoritetet e tanishme në Kosovë nuk përmbushin diçka për të cilën janë pajtuar, kështu që thjeshtë ata duhet të largohen nga skena politike”, citohet të ketë thënë Grenell, ka shkruar media serbe, Kosovo-online.

Grenell këtë qëndrim e pati gjatë një mitingu elektoral, derisa po mbështeste Ron Johnson, i cili synon që të zë një ulëse në Senatin Amerikan, i cili gjithashtu ka folur për kryeministrin Kurti.

Ju pëlqen!

“Ai vepron me supozimin se shqiptarët e Kosovës e kanë mbështetjen e parezervë të Amerika dhe që Amerika nuk i do serbët, çfarë atij ia mundëson që të bëjë çfarëdo që do, por kjo nuk është çështja”, ka thënë se Johnson.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!