Andy Greenberg mendon se mënyra më e mirë e reagimit është që i gjithë komuniteti ndërkombëtar të bashkohet dhe të krijojë standarte që ndalojnë ndërhyrjen kibernetike.

Siguria Kibernetike prioritet i SHBA përpara zgjedhjeve të 2020

Teksa afrojnë zgjedhjet e 2020-tës në Shtetet e Bashkuara, garantimi i transparencës dhe mbrojtja nga manipulimi i huaj janë bërë parësore për zyrtarët zgjedhorë dhe ligjvënësit amerikanë. Qëllimi është të parandalohet një përsëritje e ndërhyrjes së mirëdokumentuar kibernetike të Rusisë gjatë votimeve të 2016-tës.Njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Oleksandr Yanevskyy.

Me afrimin e zgjedhjeve amerikane, çështja e sigurisë kibernetike i mban në tension ekspertët e kësaj fushe dhe ligjvënësit.

Ju pëlqen!

Gjatë një aktiviteti në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, Senatori Chris Van Hollen vuri në dukje se të 50-të shtetet amerikane ndjenë pasojat e ndërhyrjes ruse në procesin zgjedhor të 2016-tës.

“Por, si përfiton Rusia, apo ndonjë vend tjetër, nga ndërhyrja? Krijon ndarje mes vendit dhe nëse ndërhyn në favor të një kandidati të caktuar, mund të ndikojnë edhe tek rezultati i zgjedhjeve”, tha Senatori demokrat Chris Van Hollen.

Senatori Van Hollen dhe ekspertët vunë në dukje se ndër vendet më të njohura për sulme kibernetike, Rusia vazhdon të perfeksionojë teknikat e saj.

“Terri i parë elektrik i shkaktuar nga hakerët ndodhi në Ukrainë në dhjetor të 2015-tës, kur Rusia më tepër eksperimentonte me luftën kibernetike. Përdorën Ukrainën si një laborator për të testuar teknikat e tyre të luftës kibernetike. Ishte e qartë se ajo çfarë i ndodhi Ukrainës do të shtrihej edhe në pjesën tjetër të botës. Dhe ndodhi pikërisht kështu”, tha gazetari Andy Greenberg, i faqes online “Wired”.

Alex Crowther i Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare thotë se Rusia ka qenë aktive në hapësirën kibernetike prej mbi një dekadë. Estonia u sulmua në 2007-tën, Gjeorgjia në 2008-tën. Tashmë është vendosur në objektiv SHBA-ja. Zoti Crowther thotë se rusët punojnë që ta mbajnë të fshehtë ndërhyrjen e tyre kibernetike.LEXO EDHE:  100 fjalëkalimet më të këqija të 2019: A është i juaji në listë?

“Veprojnë në zonën gri, pranë pragut të luftës kibernetike”, thotë zoti Crowther.

Andy Greenberg mendon se mënyra më e mirë e reagimit është që i gjithë komuniteti ndërkombëtar të bashkohet dhe të krijojë standarte që ndalojnë ndërhyrjen kibernetike.

“Duhet të përpiqemi të përmbajmë njëri-tjetrin. Duhet të caktojmë disa standarte si komunitet global; mos t’i përdorim këto sulme kibernetike ndaj civilëve. Rrjedhimisht të punojmë për një lloj konvente të Gjenevës për luftën kibernetike. Siç foli Josh Korman i Këshillit të Atlantikut për zona të ndaluara për luftën kibernetike – në rast se p.sh. sulmon një spital duhet të quhet krim lufte dhe të shkosh në Hagë”, thotë zoti Greenberg.

Trajnimi për sigurinë në internet është gjithashtu thelbësor.

“90% e sulmeve kibernetike fillojnë me një sulm me identitet të rremë. Imagjinoni një vend ku njerëzit t’i shohin lajmet e rreme dhe t’i dallojnë menjëherë. Finlanda e ka arritur këtë… Pra, përdorimi i përgjegjshëm i teknologjisë së informacionit është vërtet i rëndësishëm”, thotë zoti Crowther.

Por, problemi nuk po largohet. Shpenzimet e sektorit privat dhe publik për sigurinë kibernetike janë rritur mbi tridhjetëfish gjatë 15 viteve të fundit dhe pritet të vazhdojnë të rriten.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.