Në vitet 1940, banditi Salvatore Xhuliano u vetëquajt Robin Hudi siçilian, pasi u vidhte pronarëve të tokave dhe rishpërndante praçkën tek fshatarët. Ai ishte gjithashtu nacionalist siçilian, që dëshironte t’i jepte fund kontrollit nga Italia dhe t’i jepte pavarësinë ishullit. Ai madje i shkruajti presidentit Harry Truman, duke i kërkuar që Siçilia të bëhet shtet amerikan. Por kur mori fund Lufta e Dytë Botërore, Xhuliano e kish zhvendosur mbështetjen e tij nga fshatarët tek Mafia dhe pronarët e tokave, që mund t’i siguronin fondet që i nevojiteshin për ushtrinë guerilase. Ai luftoi komunistët dhe qeverinë, deri kur vdiq në vitin 1950, kur u qëllua nga policia teksa i rezistonte arrestimit. Apo nuk ndodhi kështu?

Një hulumtim i gazetarit Tomazo Besoci zbuloi se versioni zyrtar i vdekjes së Xhulianos ishte i gënjeshtërt, pasi kushëriri dhe miku i besuar i banditit, Gaspare Pishota rrëfeu se kishte tradhëtuar Xhulianon, në këmbim të një faljeje nga autoritetet.

Në këtë version të ngjarjeve, nuk ishte policia që e qëlloi Xhulianon, por vetë Pishota. Por edhe Pishota mori fund në rrethana misterioze, pasi vdiq katër vjet më vonë në një burg të Palermos, pasi piu një filxhan kafe të helmuar. Të frymëzuar nga këto ngjarje të çuditshme, shumë ndjekës të teorive konspirative këmbënguli se Xhuliano bëri sikur vdiq dhe u largua për në SHBA.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Trupi në varrin e Xhulianos, thonë ata, është shumë i shkurtër. Po kështu, nëna dhe motra e Xhulianos pësuan të fikët kur dëgjuan për vdekjen e tij, kështu që familja nuk e identifikoi asnjëherë trupin. Pas një hetimi njëdekadësh, eshtrat e supozuara të Xhulianos u zhvarrosën në vitin 2012 dhe testet e ADN nxorrën që ka 90 përqind shanse që trupi ishte i tiji. Sërish, të tjerë janë të sigurtë se Xhuliano ende jeton…/bota.al

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...