Zyrtari i Vetëvendosjes Adnan Rrustemi përmes një postimi në Facebook ka përmendur marrëveshjet e mëparshme që janë bërë ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Por tani thotë se nuk do të ketë marrëveshje të reja, padia ndaj Serbisë do të realizohet dhe nuk do të lejohet ndarja e Kosovës.

Postimi i plotë:

Ju pëlqen!

Më 2013, përmes marrëveshjes Thaçi-Daçiq iu dha amnisti për çfarëdo krimi, përveç atyre të luftës.

Më 2015, para marrëveshjes Mustafa-Thaçi – Vuçiq iu dha Gjykata Speciale.

Tani ka planifikuar që para shkëmbimit territorial t’ia jap amnistinë Serbisë për të gjitha krimet.

Por, ashtu siç vdiq “Zajednica” kanë për të vdekur të gjitha. Padia ndaj Serbisë do të realizohet, dhe ndarja e Kosovës nuk do të lejohet.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!