Richard Grenell ka vazhduar edhe sot me fjalë bajate ndaj liderit të LVV-së, Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti do të jetë edhe kundër administratës së re të SHBA-së, Bidenit, përcjell MekuliPress.

“Albin Kurti ishte kundër Bill Clintonit në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bushit në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obamas dhe Joe Bidenit për demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për normalizimin ekonomik. Ai do të jetë përsëri kundër Joe Bidenit. Ai është me të vërtetë antiAmerikë”, ka shkruar ai në Twitter.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.