Socialistët që e patën etiketuar Bildin si një tabloid shpifës nën frymëzimin e liderit të tyre që premtoi se do ta hidhte në gjyq gazetarin e saj Peter Tiede, nxituan ta reabilitojnë atë të dielën. Menjëherë pasi tabloidi gjerman publikoi artikullin për lobimin rus të PD që e fshiu disa orë më pas edhe shefi i deputetëve Taulant Balla edhe drejtori i propagandës në kryeministri, Fuga i bënë jehonë të madhe shkrimit që pati vetëm disa orë jetë.

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga shkoi deri tek thirrja ndaj demokratëve pëe të rrëzuar Bashën. Ai ironizoi kryetarin e PD-së:”Jo per gje, por sic thote  Lulzim Basha kur e shkruan Bild eshte e vertete dhe tani Bild thote se Basha perdori 675 mije euro kunder integrimit te Shqiperise. Ne 2019 Lulzim Basha tentoi te digjte Shqiperine duke u justifikuar me artikujt e Bild. Por 2020 filloi me faktet e Bild qe bien mbi Lulin dhe PD, te cilet paguan mbi gjysem milione euro kunder integrimit te Shqiperise” ka shkruar Fuga duke shtuar:”Ndryshe nga Lulzim Basha qe perdori artikullin e Bild per te tentuar rrezimin me dhune te qeverise legjitime, PD do e rrezonte me vote liderin qe fle, po t’i jepej mundesia e zgjedhjes. Sidomos pas artikujve te Bild e Times qe thane haptas te verteten qe Luli tenton te fshehe”.

Më i nxituar u tregua Taulant Balla që e postoi i pari artikullin e Bild: “BILD-i gjerman zbardh dosjen kriminale “Basha-675mijë dollarë…Partia Demokratike e Shqipërisë është sot nën një akuzë tepër të rëndë të provuar botërisht’ postoi ai.

Tani që Bild e zhduku shkrimin nga gaqja i bie që dhe Endri e Taulanti ti fshijnë statuset e tyre.