Gjithnjë e më shumë fëmijë dhe të rinj janë diagnostikuar me probleme në lidhje me shikimin, çka rrjedhimisht kërkon përdorimin e syzeve. Disa e mirëpresin këtë gjë të re me entuziazëm, gjithashtu, sepse me kalimin e kohës syzet janë bërë një objekt në modë; të tjerët kanë disa vështirësi, veçanërisht për arsye estetike. Mund të thuhet se fëmijët më të vegjël e përjetojnë këtë gjendje në një mënyrë pozitive, sepse në sajë të syzeve ata shohin më mirë. Por, kur rriten, mund të lindin vështirësi, sidomos lidhur me aspektin e jashtëm, gjë që mund ta dekurajojë përdorimin e tyre. Më poshtë ju tregojmë disa këshilla në mënyrë që t’ia bëni më të lehtë fëmijës të vendosë syze kur ka nevojë për to.

Përfshijini ata në zgjedhjen e syzeve:Lërini fëmijët të zgjedhin vetë syzet e tyre. Në këtë mënyrë ata do të përshtaten më lehtë me këtë objekt dhe do jenë më të prirur t’i vendosin ato.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Kënaqni shijet e tyre estetike: Eksiztojnë skelete me forma dhe ngjyra të dizajnuara posaçërisht për të tërhequr vëmendjen e fëmijëve. Disa prej tyre të ofrojnë edhe mundësinë për t’jua ndryshuar bishtat. Në këtë mënyrë fëmijët do të kenë më shumë mundësi dhe gjithmonë do t’u duket sikur kanë syze të reja për të treguar.

Jepuni besim: Vendosja e syzeve është diçka e lehtë për fëmijët që janë të lumtur për këtë risi dhe duan të shohin më mirë. Por mund të ndodhë që fëmija juaj të mos i pëlqejë syzet dhe kjo për shkak se mund të ngacmohet në shkollë. Në këto raste është më mirë që t’u jepni besim dhe t’i bëni të kuptojnë se duhet të jenë të lumtur që do të mbajnë syzet, dhe t’u shpjegoni se kjo gjë nuk ndikon në marrëdhënien tuaj dhe në marrëdhënien e tyre me shokët.

Të vazhdohet hap pas hapi (kur është e mundur): Vendosja e syzeve nuk duhet të përjetohet kurrë nga pacienti i vogël si një imponim, por si një komponent i jetës së tij të përditshme. Gjëja e rëndësishme që duhet të bëni është t’i përcillni mesazhin se veshja e syzeve është thelbësore për mirëqenien e tyre dhe për të parandaluar përkeqësimin e situatës. Pas moshës 10-vjeçare, kur periudha e zhvillimit pamor ka përfunduar dhe nuk ka rrezik për rritjen e numrit, mund të konsultoheni me specialistin që syzet t’ia vendosni dalëngadalë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress