Dylli veshit, është një agjent vetë – pastrues që prodhohet nga trupi. Mbledh të gjitha papastërtitë dhe bakteret ne vesh. Zakonisht, dylli del nga veshi me anë të përtypjes apo lëvizjeve të tjera të nofullës.

Shumica e njerëzve nuk kanë nevojë që t’i pastrojnë veshët e tyre nga dylli. Por, në raste të tjera, dylli mund të grumbullohet dhe të ndikojë në të dëgjuar.

Simptomat e këtij bllokimi janë:

  • dhimbje në veshin e prekur
  • zhurmë në vesh
  • ndjenjë sikur ke diçka në vesh
  • një lloj arome që vjen nga veshi i prekur
  • kollë
  • marrje mendsh
Ju pëlqen!

Mënyra më e mirë për të pastruar dyllin e veshit është të bëni një vizitë te mjeku juaj. Por, nëse zgjidhni që ta pastroni vetë dyllin nga veshi, në kushtet e shtëpisë, atëherë mënyrat më të sigurta janë:

  1. Kompresa të ngrohta

Shtupat e pambukut mund ta shtyjnë dyllin më thellë në kanalin tuaj të veshit. Përdorini ato vetëm në pjesët e jashtme të veshit. Mundohuni të përdorni kompresa me ujë të ngrohtë për pastrimin e veshëve, por jo shumë në brendësi të tyre.

  1. Zbutës të dyllit të veshit

Shumë farmaci shesin ilaçe me pika për veshin, pa recetë, që shpesh e zbusin dyllin në vesh. Ato mund të përmbajnë:

  • vaj mineral
  • vaj bebesh
  • glicerinë
  • peroksid
  • peroksid hidrogjeni
  • salinë

Hidhni pikat e specifikuara në paketimin e ilaçit në veshin tuaj, prisni një kohë të caktuar, e me pas shpërlajeni veshin.

Gjërat që duhet të shmangni:

Shumë njerëz nuk kanë nevojë që t’i pastrojnë veshët në mënyrë rutinë. Dylli duhet të kujdeset vetë për vete. Nëse përdorni gjëra të vogla si shtupat e pambukut për pastrimin e veshit, mund ta shtyni dyllin thellë në kanalin e veshit, duke e bllokuar atë me kalimin e kohës.

Gjithashtu nuk duhet ta irritoni veshin nëse:

  • jeni me diabet
  • keni një sistem imunitar të dobët
  • mund të keni një çarje në daullen e veshit
  • keni tuba në veshin e prekur
Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.