Edhe nëse ai nuk u kualifikua për në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Francës, ka diçka për të cilën Jean-Luc Mélenchon mund të krenohet: Ai fitoi zemrat e votuesve të rinj francezë, të cilët tani po përballen me një zgjedhje të vështirë.

Votuesit francezë të moshës nën 30 vjeç preferuan Mélenchon, kandidatin e së majtës. Por të gjetur përballë Macron dhe Le Pen, ata nuk dinë kë të zgjedhin ose më mirë, nuk duan të zgjedhin.

Gjatë fjalimit të tij të fundit të dielën e kaluar, Mélenchon nuk dha orientim, por u bëri thirrje mbështetësve të tij “të mos i japin asnjë votë zonjës Le Pen”. Në fillim të kësaj jave, ai nisi një konsultim online duke u kërkuar mbështetësve të tij të zgjidhnin midis tre opsioneve: të votojnë Macron, të hedhin votë të bardhë ose të qëndrojnë në shtëpi.

Ju pëlqen!

“Është si të zgjedhësh mes murtajës dhe kolerës”, thotë Maha, një studente 19-vjeçare e shkencave sociale, e cila i dha votën e saj të parë Mélenchon-it, por mund të votojë pa dëshirë për Macron në raundin e dytë.

Për disa prej tyre, votimi për Macron është shumë i vështirë. Ata ose do të hedhin një votë të bardhë ose do të qëndrojnë në shtëpi.

“Unë nuk dua të marr një vendim që bie ndesh me bindjet e mia në zgjedhjet e mia të para”, citon Politico një francez 19-vjeçar, Enzo, i cili votoi për Mélenchon për shkak të propozimeve të tij për mjedisin. “Unë do të abstenoj. Unë refuzoj të jap votën time për të djathtën ekstreme ose për Macron. Është e vetmja mënyrë për të bërë të dëgjohet pakënaqësia ime.”

Kjo frymë sfide u shfaq të enjten, kur studentët e krahut të majtë, që kundërshtonin Macron dhe Le Pen, pushtuan vendet e universitetit të Sorbonës dhe Sciences Po Paris.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.