Filozofi i madh grek, Sokrati, ishte një herë duke ecur në treg, kur ndalua nga një i njohuri i tij .”Kam diçka të rëndësishme për t’ju thënë. Bëhet fjalë për mikun tuaj”- i tha ai.

“Ky është një gjest shumë i sjellshëm nga ana juaj. Por, mos më thoni ende asgjë. Unë i përpunoj të gjitha informacionet përmes Testit të Tre Filtrave, për të konstatuar nëse dua ta mësoj apo jo”- iu përgjigj filozofi.

Burri që e ndali në rrugë nisi të hutohej, ndërsa Sokrati vazhdoi: “I pari është filtri i së vërtetës. Për çfarëdolloj gjëje që dëshironi të më tregoni, më thoni e keni parë vetë apo e keni dëgjuar nga të tjerët?”.

Ju pëlqen!

“Hmm… Në fakt e kam dëgjuar nga dikush, dhe ai është një burim i besuar”,– i tha burri.

“Në rregull. Por kjo nuk e kalon testin tim të parë”– ia ktheu Sokrati, “pasi ju nuk e dini nëse ajo që ju doni të ma thoni është e vërtetë”.

“Filtri i dytë është ai i mirësisë. A është një deklaratë e mirë ajo që dëshironi të bëni mbi mikun tim?”– pyeti filozofi.

“Në fakt jo. Dhe kjo është arsyeja pse doja t’ua thoja”- tha burri. Sokrati ndërhyri:”Pra, ju dëshironi të më tregoni diçka të keqe për dikë, por nuk e dini nëse ajo është e vërtetë”.

“Filtri i tretë është ai i dobisë. A do të jetë e vlefshme për mua deklarata juaj në lidhje me mikun tim?”– theksoi filozofi.

“Jo. Unë thjesht doja të ndaja si informacion me ju”– iu përgjigj burri.

“Epo, nëse informacioni nuk është domosdoshmërisht i vërtetë, nuk është i mirë dhe nuk ka asnjë dobi për mua atëherë, unë nuk dua që t’ia di për të”- përfundoi Sokrati.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!