Njerëzit ndonjëherë ndjejnë zemërim dhe inat, përfshirë edhe fëmijët. Të rriturit kanë tendencë të kenë kontroll më të mirë mbi sjelljen e tyre kur lindin këto ndjenja. Ndërsa fëmijët mund t’i përkthejnë këto ndjenja në sjellje të dhunshme. Në këto raste lind nevoja që prindi të kontrollojë inatin e fëmijës.

1. Vendosni kufij dhe respetkojini ata

Fëmijët duhet ta dinë çfarë sjellje lejohet dhe çfarë jo. Sigurohuni që kushdo që kujdeset për fëmijën tuaj t’i dijë këto rregulla dhe të mos ndryshohen në varësi të situatës.

2. Ndihmoni fëmijën tuaj të gjejë mënyra të reja për të shprehur zemërimin

Në vend që të bëhet i dhunshëm, mësojeni fëmijën të shprehë me fjalë atë që ndjen.

3. Udhëzojini si të kenë vetëkontroll

Tregojini fëmijës se goditja dhe dhuna ndaj të tjerëve nuk e zgjidh problemin e tyre.

4. Shmangni “rezistencën”

Ka disa prindër që i bëjnë gjërat qëllimisht të vështira për fëmijët për të parë nëse ata do acarohen. Nuk këshillohet ta bëni një gjë të tillë.

6. Kontrolloni temperamentin tuaj

Fëmijët priren të pasqyrojnë sjelljen e prindërve të tyre. Nëse shprehni zemërimin në mënyra të arsyeshme, ai do të ndjekë shembullin tuaj.  /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]