Pijet detoks janë bashkim i frutave dhe perimeve të caktuara me ujë ose jo. Konsumimi i tyre ka efekt “pastrues” për mëlçinë dhe sistemin tretës.

Pastrimi apo detoksi total konsiston në konsumin e vetëm  të tilla lëngjeve për disa ditë me rradhë, por sipas Institutit Kombëtar të Shëndetesisë në Amerikë, nuk ka ende prova konkrete që programet detoks largojnë në të vërtetë substancat e dëmshme nga trupi. Prandaj, sugjerohet të pihen në mëngjes ose përgjatë ditës, por duke u shoqëruar edhe me ushqime të tjera të shëndetshme. Përbërësit kryesorë për një pije detoksi janë:

Lakra jeshile – Jashtëzakonisht i ulët në kalori, anti-oksidues i fuqishëm me veti anti-inflamatore dhe i dobishëm për artritin dhe sëmundjet autoimmune.
Spinaqi – I mbushur me vitamina, ka veti anti-kanceroze dhe është një nga ushqimet më të shëndetshme në planet.
Kastraveci – Është 95% ujë, është një detoksifikues i jashtëzakonshëm dhe ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe veshkave
Limoni – Një nga përbërësit më të rëndësishëm që mund të rezervoni në kuzhinën tuaj pasi është një agjent pastrimi shumë efektiv.
Karotat – Të njohura për faktin se janë një burim i mirë i beta-karotenit, fibrave, vitaminës K dhe kaliumit.  Përmirësojnë nivelin e ulët të kolesterolit.
Selino – Me pak kalori, pasi është kryesisht ujë. Është një ushqim me gliceminë të ulët dhe një burim i mirë i fibrave dietike.Përmban vitamina A, vitamina C dhe K.
Panxhari -Përmban lëndë ushqyese që mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, luftimin e inflamacionit dhe mbështetjen e detoksifikimit
Molla – “Një mollë në ditë mban mjekun larg!” nuk është rastësisht nga një thëniet më të  famshme. Ndihmon për të luftuar inflamacionin dhe shëndetin e zemrës.
Portokalli – Përforcues i sistemit imunitar, pasi është i pasur meVitaminë C dhe me pak kalori
Shafrani – Ka veti anti-inflamatore dhe anti-oksiduese.
Xhenxhefili – ndihmon në tretje dhe mbështet sistemin imunitar.Këto përbërës mund t’i kombinoni si të doni. Ja disa sugjerime:
“Drink your greens” – Spinaq, kastravec, selino, limon, xhenxhefil dhe mollë (opsionale: majdanoz)
“The detoxifier” – Panxhar, karrota, limon, xhenxhefil, mollë
“The vision” –  Karrota, portokalle, xhenxhefili (opsionale: shafran/turmerik)
“Sweet carrot” – Mollë, karrota dhe majdanoz.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.