Si të parandaloni një adoleshent të mos bëhet ekstremist?

Cfarë duhet të bëni nëse vëreni shenja se adoleshenti nuk beson më në demokraci dhe është i preokupuar me teori konspirative, shkruan MekuliPress.com. Të jesh radikal nuk është domosdoshmërisht një gjë negative. Por në këtë artikull, ne mendojmë për radikalizimin që përfundimisht përfundon në gjuhë të urrejtjes, antidemokraci dhe dhunë. Më poshtë MekuliPress ka mbledhur disa këshilla që mund të jenë të dobishme kundër radikalizimit të tillë negativ.

Shkak për radikalizimin përmendet shpesh varfëria, diskriminimi, sëmundjet psiqike, problemet në shkollë dhe në familje dhe të ngjashme. Me fjalë të tjera, ka arsye më të mëdha e më serioze sesa shfletimi i rastësishëm në internet. Por nëse vërejmë se adoleshenti është i preokupuar me ekstremizmin në internet dhe vazhdimisht po kërkon për materiale ekstremiste, ky veprim është, poashtu, një paralajmërim për ty si prind dhe, gjithsesi edhe për institucionet shkollore.

Qeveria norvegjeze e përmblodhi procesin e radikalizimit si më poshtë:

  • Zhvillimi i një botëkuptimi të njëanshëm
  • Nuk ka vend për perspektiva alternative
  • Veprimet drastike, si mbështetja, përdorimi ose nxitja e dhunës konsiderohen të nevojshme
  • Botëkuptimi për mënyrën se qëllimi i arsyeton mjetet
Ju pëlqen!

Kush është në rrezik?
Policia norvegjeze, shkruan MekuliPress, ka krijuar një udhëzues për shqetësimet rreth radikalizimit. Udhëzuesi tregon se çfarë rrit rrezikun e radikalizimit dhe çfarë e ulë rrezikun.

Këtu janë disa nga pikat që rrisin rrezikun e radikalizimit:

  • Adoleshenti ndihet i diskriminuar
  • Probleme në shkollë
  • Përvojat traumatike dhe problemet mendore
  • Varfëria, dhuna dhe neglizhenca e prindërve
  • Ekstremizmi në miq ose familje
  • Status i ulët social
  • Pjesëmarrje e vogël në komunitetet sociale
  • Mënyra e jetesës që përfshin krimin
  • Modele ekstremiste
  • Ndjenja se feja, kultura, vendi apo kombi i dikujtë është nën sulm

Këtu janë disa nga pikat që mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër radikalizimit:

  1. Hobi ose aktiviteti në sport
  2. Ndjenja e mjeshtërisë, shëndetit të mirë dhe vetëbesimit
  3. Përvoja e kuptimit (dialogut)
  4. Familje e shkathët, prindër mbështetës dhe financa të mira
  5. Reflektues dhe i mirë në shkollë
  6. Ndikimi pozitiv i miqve
  7. Pjesëmarrja në shoqëri në përgjithësi
  8. Zonë e sigurt në mjedisin ku jeton
  9. Modele të mira
  10. Ka synime dhe interesa
  11. Kuptimi i demokracisë, liria e zgjedhjes, toleranca dhe respektimi i mendimit të kundërt
  12. Kritik ndaj burimeve dhe informacionit

Shenjat e shqetësimit për sjelljen e radikalizuar
A ka zhvilluar adoleshenti fotografi të armikut dhe ka folur për “ne” dhe “ata”?

Kjo është në një listë të gjatë shqetësimesh që qeveria norvegjeze e paraqiti në publik. Është e rëndësishme të mos stërzmadhohen sjelljet apo pikëpamjet e adoleshentit, shkruan MekuliPress. Por disa nga shenjat e shqetësimit janë mjaft të dukshme, për shembull nëse adoleshenti fillon të legjitimojë dhunën.

Këtu është lista:

  • Intoleranca ndaj pikëpamjeve të të tjerëve
  • Imazhet e armikut – NE dhe ATA
  • Teoritë konspirative
  • Retorika e urrejtjes
  • Simpati për zgjidhjet absolute, siç është heqja e demokracisë
  • Legjitimon dhunën
  • Kërcënimet me dhunë për të arritur qëllimet politike
  • Përdorimi i simboleve
  • Apelon dhe kërkon materiale ekstremiste në internet
  • Ndryshon pamjen, veshjen etj.
  • Përdor simbole që lidhen me idealet dhe organizatat ekstremiste

Aktivitetet

  • I preokupuar me ekstremizmin në internet dhe në mediat sociale
  • Merr pjesë në demonstrata ose përleshje me grupe të tjera
  • Përdorë kërcënime dhe dhunë si pasojë e ekstremizmit
  • Krimet e urrejtjes
  • Aktivitete udhëtimi që mund të çojnë në rritje të radikalizimit dhe kontaktit me ekstremistët
  • Miqtë dhe rrjetet sociale
  • Ndryshon rrjetin dhe rrethin social
  • Shoqërohet me njerëz dhe grupe të njohura për ekstremizëm të dhunshëm
  • Ballafaqimi me grupet ku kryhen kërcënime, dhunë apo aktivitete të tjera kriminale
  • Anëtar i grupeve, rrjeteve dhe organizatave ekstremiste
Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.