Shumica prej nesh supozojnë se personat me sukses të madh, të cilët janë gjithmonë në gjendje të shtrëngohen në stërvitjen e tyre, të hanë ushqime të shëndetshme, të kryejnë provimet e tyre dhe të marrin fëmijët e tyre në kohë, duhet të kenë vetëkontroll mbinjerëzor. Por shkenca tregon një përgjigje të ndryshme: ajo që ne ngatërrojmë me vullnetin është shpesh një shenjë dalluese e zakonit.

Njerëzit me zakone të mira rrallëherë duhet t’i rezistojnë tundimit për të përtuar në divan, për të porositur ushqime të yndyrshme, për të zvarritur detyrat ose për të parë një video tjetër virale përpara se të dalin nga dera. Kjo për shkak se sistemi autopilot fiton mbi atë që realisht duhet të bëni, duke eliminuar tundimin nga ekuacioni. Duke krijuar zakone të mira, kërkohet pak ose aspak vullnet për të zgjedhur me mençuri.

Tingëllon mirë, apo jo? E vetmja hile është se ndërtimi i zakoneve të mira kërkon përpjekje dhe njohuri. Fatmirësisht, shkenca ofron udhëzime se si të filloni dhe strategji për të lehtësuar procesin. Këtu janë 5 hapa të mbështetur nga kërkimet dhe studimet, që mund t’ju vendosin në rrugën e duhur:

  1. Vendosni një qëllim specifik
  2. Krijoni një plan të detajuar, të bazuar në sugjerime
  3. Bëjeni argëtim përsëritjen e tij deri sa të kthehet në një zakon të natyrshëm
  4. Nxitja e fleksibilitetit në procesin e fillimit duke mos e bërë drastike krijimin e zakonit të ri
  5. Gjeni llojin e duhur të mbështetjes sociale tek miqtë, specialistët ose njerëzit që admironi për të motivuar veten edhe në çaste të vështira

Edel Strazimiri / SCAN