Gërhitja shkaktohet nga disa faktorë të ndryshëm, dhe nuk është e rrezikshme, mirëpo mund të jetë mjaft irrituese për partnerin. Ja si ta ndaloni atë.

Stili i jetës tuaj ndikon shumë në gërhitje dhe pa marrë parasysh sa e thjeshtë mund të duket, nganjëherë ajo shkakton probleme me frymëmarrjen në gjumë, prandaj është mirë të konsultoheni me doktorin familjarë nëse keni probleme të tilla, shkruan “Health.Harvard”.

Ja se çka duhet të bëni nëse keni probleme me gërhitjen:

Shmangni alkoolin

Ju pëlqen!

Ndalimi i përdorimit të alkoolit, ose të paktën shmangia e përdorimit të paktën tri orë para gjumit do ju ndihmoi që muskujt e organeve të frymëmarrjes të mos lëshohen, transmeton lajmi.net.

Mos përdorni medikamente për relaksim të muskujve në mbrëmje

Medikamentet që përdoren kundër depresionit dhe ankthit zakonisht shkaktojnë plogështi të muskujve, e cila e shkakton gërhitjen.

Humbi peshë nëse jeni mbi-peshë ose të plotë

Shtresat e dhjamit në qafë dhe fyt mund të ngushtojnë rrugët e frymëmarrjes. Humbja e peshës do e bëjë frymëmarrjen më të lehtë, sidomos gjatë gjumit, transmeton lajmi.net.

Provoni ilaçe shtëpiake për të hapur kanalet e hundës

Nëse hundët tuaja janë të bllokuara, atëherë provoni ti pastroni me ujë me kripë. Kjo metodë është më e sigurt se medikamentet e ndryshme.

Nëse pini duhan, lëreni

Pos gjithë efekteve negative shëndetësore që ka duhani, personat që pinë duhan gërhasin më shumë. Nikotina ndikon në ënjtjen e kanalit të frymëmarrjes duke e bërë më të vështirë të mjaftoheni me ajër gjatë gjumit.

Flini në krahë ose vetëm ktheni kokën

Kur flini në shpinë, gjuha juaj shtyhet prapa dhe shtypë kanalin e frymëmarrjes duke shkaktuar gërhitje. Për të ju ndihmuar të flini në krahë, mund të mbështetni një jastëk në shpinën tuaj.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.