Kryeministri britanik, Boris Johnson, u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të bëjnë një përpjekje për të siguruar që pushtimi “i tmerrshëm” i Rusisë në Ukrainë të dështojë.

Kështu, në këtë drejtim, siç shkruan BBC, ai ka paraqitur një plan prej gjashtë pikash për të mbajtur presionin ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Ja çfarë ka thënë ai:

Ju pëlqen!

– Udhëheqësit botërorë duhet të mobilizojnë një “koalicion humanitar ndërkombëtar” për Ukrainën

– Ata gjithashtu duhet të mbështesin Ukrainën “në përpjekjet e saj për të siguruar vetëmbrojtjen”

– Presioni ekonomik ndaj Rusisë duhet të rritet

– Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i rezistojë “normalizimit” të veprimeve në Ukrainë

– Rezolutat diplomatike për luftën duhet të ndiqen, por vetëm me pjesëmarrjen e plotë të qeverisë legjitime të Ukrainës.

– Duhet të ketë një “fushatë të shpejtë për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë” midis vendeve të NATO-s

Johnson pritet gjithashtu të japë mesazhin e tij në takimet me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe kryeministrin holandez Mark Rutte në Downing Street të hënën.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.