Nga Apple në Android, celularët e gjeneratës së fundit na i kanë lehtësuar tej mase jetën. Mirëpo, përdorimi i shumtë i tyre mund të jetë një tregues depresioni. Në këtë përfundim ka dalë një kërkim shkencor i realizuar nga profesor David Mohr, nga Northwestern University Feinberg School of Medicine.

Grupi i kërkuesve ka zbuluar se përdorimi mesatar i smarfonit, nga personat që janë të depresionuar, varion në 68 minuta në ditë, kundrejt 17 minutash, që e përdor një njeri në gjendje normale, i paprekur nga stresi.

Ky studim ka arritur të tregojë se cilët persona janë të depresionuar, me një saktësi prëj 87%.

Suksesi i kërkimit, siç thotë mjeku Mohr, tregon se ‘personat përdorin celularin duke besuar se mund të evitojnë apo edhe zgjidhin problemet e vështira’.

“Metoda që kemi përdorur për të realizuar kërkimin quhet PHQ9. Bëhet fjalë për një pyetësor që heton mbi simptomat emocionale të personave, siç është trishtimi, humbja e kënaqësisë dhe shqetësimet me gjumin apo oreksin”,- ka thënë Mohr.