Pagjumësia është një gjendje e karakterizuar nga vështirësi per te zene gjumi ose kur gjumi ju del ne oret e nates . Nuk ka një përcaktim të sakte të pagjumësisë ose sa jane oret e nevojshme te gjumit, dhe pagjumësia mund të ketë shumë forma. Disa njerëz që vuajnë nga pagjumësia mund të mos kenë probleme kur bien për të fjetur, por zgjohen shumë shpejt pa ardhur mëngjesi. Kur gjumi nuk bëhet mirë dhe është jo i plotë kjo nuk ju lë të ndjeheni të freskët ditën tjetër.

Disa këshilla për njerëzit që vuajnë nga pagjumësia janë këto:

Këshilla 1: Mbajeni dhomën të këndshme, të rehatshme dhe evitoni rremujen. Sigurohuni që të zgjidhni shtratin dhe dyshekun e duhur për nevojat tuaja. Një dyshek i vjetër ose dyshek i gabuar për ju mund të kontribuojë në problemet qe lidhen me muskujt dhe kjo i shton shqetësimet e gjumit.

Këshilla 2: Shmangni përdorimin e TV ne dhomen e gjumit , mos punoni ne dhomen e gjumit, mos hani aty dhe mos beni aktivitete te tjera; përdorni shtratin vetëm për gjumë dhe seks. Lexoni ne shtrat vetëm libra që promovojnë relaksim dhe kënaqësi.

Këshilla 3: Nëse nuk jeni në gjendje të flini fare, dilni nga shtrati dhe lëvizni në një dhomë tjetër, në mënyrë që të mos e shoqëroni shtratin me te qenurit zgjuar. Tipikisht, nëse nuk jeni duke fjetur pas 20-30 minutash në shtrat, duhet të dilni nga shtrati dhe të ktheheni kur të jeni të lodhur.Gjatë kohës jashtë shtratit, nuk duhet të bëni çdo gjë që mund të stimulojë ose rrisë zgjimin tuaj dhe duhet të shmangni ndezjen e TV, kompjuterit, celularit ose dritave të forta dhe perpiquni mos te shihni oren. Kthehuni në shtrat kur të ndjeheni të përgjumur.

Këshilla 4: Vendosni nje orar te caktuar te fjetjes ne darke e te zgjimit ne mengjes dhe respektojeni kete orar. Të ngriturit në të njëjtën kohë çdo mëngjes, madje edhe gjatë fundjavave, është një mënyrë e mirë për të vendosur nje cikël të rregullt.

Këshilla 5: Një sy gjumë pasdite mund ta bëjë më të vështirë të biesh në gjumë natën, pavarësisht sa i lodhur mund të jesh. Gjumi “Extra” gjatë fundjavave gjithashtu mund të prishe orarin tuaj të gjumit dhe të bëjë pagjumësinë ne ditet e mesjaves edhe më keq. Gjumi i pasdites ose ajo qe e quajme dremitje duhet të jetë e shkurter (rreth 20 minuta).

Këshilla 6: Kufizoni konsumimin e kafeinës në pasdite dhe në mbrëmje. Mos harroni se çokollata, kakaoja e nxehtë dhe kolat janë gjithashtu burime të kafeinës.

Këshilla 7: Konsumimi i tepruar i alkoolit në çdo kohë të ditës gjithashtu mund të prishë regjimin e gjumit dhe të çojë në gjumë të pakënaqshëm. Mos pini pije alkoolike disa orë para se të shkoni në shtrat. Pirja e duhanit dhe e cigareve gjithashtu mund të përkeqësojë pagjumësinë.

Këshilla 8: Mundohuni të beni ushtrime fizike gjatë ditës, por shmangni ushtrimet e forta menjëherë para gjumit. Preferohen ushtrimet qe te behen 4-5 orë para se te bini ne shtrat.

Këshilla 9: Ushqimi i bollshem në mbrëmje ose ngrënia pak minuta para gjumit mund të prishin gjumin tuaj.

Këshilla 10: Mund të jetë e dobishme të perpiqeni te clironi mendjen tuaj nga mendimet dhe shqetesimet e dites. Qëllimi është të relaksoni mendjen tuaj për të shmangur mendimet ose shqetësimet e momentit Per kete mundohuni te përfshiheni në një aktivitet relaksues, të pelqyeshem, si leximi, shikimi i një filmi të këndshëm ose dëgjimi i muzikës.