Të sillni nëpër mend gjithë gjërat e mira që keni dhe mund t’ju kenë ndodhur gjatë ditës, shëtitjet në natyrë si dhe përcaktimi i qëllimeve që ndihmojnë që të rrisni mendimet pozitive. Shumë prej nesh do të donin të ishin më të lumtur, por fatkeqësisht nuk ka një rregull fiks për këtë. Mënyra e vetme se si mund të arrijmë të jemi më të lumtur, është të bëhemi me pozitive duke ndërmarrë veprime të thjeshta por që sjellin ndryshimin.

Numëroni bekimet tuaja

‘’Mirënjohja  është një nga mënyrat më efektive për të rritur lumturinë’’ thotë Sally Baker, një terapist i vjetër që merret pikërisht me studimet lidhur me arritjen e lumturisë.

Në fund të ditës tuaj, mundësisht pak para gjumit, shënoni në një fletore gjithçka që ju ka ndodhur gjatë ditës për të cilën ju jeni mirënjohës. Në kohë sfiduese, mund të jetë e vështirë të kujtoni ndonjë gjë për të cilën jeni me fat. Ndaj për t’i ardhur në ndihmë këtyre momenteve, zhvilloni këtë proces çdo mbrëmje para së të flini gjumë. Sipas Barker, zhvillimi i këtij procesi për tre javë do të ndikojë ndjeshëm mënyrën se si e shihni jetën tuaj.

Sfidoni mendimet negative

Neil Morbey, nga ‘Positive Mindful’, thotë se paradoksi i të qenit optimist po pranon që ne nuk mund të jemi gjithmonë të lumtur dhe nuk kemi nevojë të jemi.

“Të heqësh sensin e nevojës për të qenë i lumtur është një mënyrë e shpejtë për të lejuar që emocionet negative të largohen sa më shpejt’’ – thotë ai. ‘’Një mënyrë e shpejtë për ta bërë këtë është të pranosh ndjenjat dhe të anashkaloni mendimet. Për shembull: ‘Ndihem i vetmuar dhe është në rregull.’’

Ndihmo te tjerët

Nëse do ndihmoni të tjerët po aq sa shijoni suksesin që keni arritur, do ju bëjë të ndjeheni disa herë më të përmbushur. Pra, do ju ndihmonte shumë nëse do merrnit në konsideratë idenë që të ndihmoni të afërmit tuaj, miqtë por dhe individë të tjerë që nuk i njihni por që në një formë ose në një tjetër ndodhen rreth jush. Në këtë formë do ndjeheshit akoma dhe më shumë krenarë për veten, duke u ndjerë rrjedhimisht më mirë dhe më të lumtur.

Shëtisni sa më shumë

Ka shumë prova shkencore që të qenit në natyrë, qoftë për të kryer stërvitje, apo për të shijuar rrezet e diellit dhe ajrin e freskët mund të ketë një efekt të madh në gjendjen shpirtërore. Sipas Baker: “Duhen 20 minuta stërvitje para se lumturia të lëshojë endorfinat në trurin tuaj, duke ju bërë të ndjeheni të qetë dhe të lumtur, kështu që mos hiqni dorë derisa të përmbushni këtë minutazh!