Procesi i gjumit mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë disa netë, por ndryshe nga këshillat e zakonshme të specialistëve tashmë ka një mënyrë tjetër alternative për të fjetur rehat dhe shpejt, Ushqimi! Sipas ekspertëve ekzistojnë disa ushqime specifike konsumi i të cilave mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt. Është e vërtetë, për sa kohë që ju zgjidhni të konsumoni një produkt në mbrëmje që është i pasur me melatonin.

“Melatonina është kimikati që na bën të flemë natën. Drita, qoftë nga dielli ose laptopi juaj, e shtyp dhe e redukton sasinë e saj në trupi tonë,”  thotë Christopher Winter, MD, autor i Zgjidhjes së Gjumit: Pse gjumi juaj është i prishur dhe si ta rregulloni atë. Kjo do të thotë që ju duhet të fikni pajisjet tuaja në mbrëmje, por plotësimi i melatoninës gjithashtu mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit dhe luftën ndaj pagjumësisë. Thënë kështu, marrja e tij në formë të jashtme si ilac që gjeni në farmaci mund të mos jetë e sigurt, veçanërisht për një kohë të gjatë. Në vend të kësaj, provoni njërën nga këto tri produkte të mbushura me melatonin:

Arrat: “Përveç që kanë nivele të larta të triptofanit (një aminoacid që ndihmon në prodhimin e melatoninës), arrat gjithashtu kanë një formë unike të melatoninës në nivele të larta,” tha Dr Winter.

Ju pëlqen!

Tartë me Qershi: “Tartat me Qershi janë provuar që prodhojnë një rritje të melatoninës që mund të jetë e dobishme për procesi e gjumit,” shpjegoi Dr. Winter. Një studim pilot i vitit 2017 zbuloi se ata që pinin një filxhan me lëng qershie dy herë në ditë për dy javë, e rritën kohën e gjumit për 84 minuta në krahasim me ato të grupit placebo.

Kivi: Fruti i vencantë mund t’ju ndihmojë seriozisht të bini në gjumë shpejt. Në një studim të vogël, njerëzit që hëngrën dy kivi një orë para se të shkonin të flinin për katër javë, ulën sasinë e kohës që u duhej që të binin në gjumë me 35 përqind.

Vec tyre ekzistojnë dhe ushqime të tjera relativisht të pasura me melantonin por që sidoqoftë ndihmojnë në një gjumë më cilësor dhe të rehatshëm:

  • Produkte qumeshti si djathi, kosi e qumeshti pa shumë yndyrë
  • Mishi i pulës dhe gjelit
  • Produkte deti si salmon, karkaleca, ton, sardele të ziera ose të gatuara pa yndyrë
  • Fruta të thata si lajthi, fara liri, susam, kikirika, bajame, fara luledielli e kungulli
  • Fasulet dhe qiqrat
  • Mollë, banane, pjeshke, shegë, rrushi dhe avokado
  • Spinaqi, brokoli, asparagët, qepa, kastravecat, domatet, ullinjtë dhe sallatrat
  • Orizi, tërshëra, quinoa, bullgur dhe misri

(popsugar)

Edel Strazimiri / SCAN

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.