Psikopatët shfaqin tipare të ndryshme në varësi të çrregullimit të tyre.

Shenjat e zakonshme përfshijnë sharm sipërfaqësor, një nocion madhështor të vetëvlerësimit, nevojnë për stimulim dhe impulsivitet, aftësi për të manipuluar të tjerët dhe mungesë pendimi dhe ndjeshmërie.

Por pavarësisht nga mendimi popullor, jo të gjithë psikopatët bëhen vrasës.

Ju pëlqen!

Ekspertët pretendojnë se njerëzit psikopatë janë intrigues, por nuk mund të vënë gishtin mbi arsyet pse ndodh kjo. Psikopatët tentojnë të bëjnë shumë veprime për të mashtruar, ose të imitojnë reagimet normale, duke ndryshuar shpejt dhe reagimet e tyre.

Për shembull, psikopati i vetëdeklaruar Jacob Wells tha se pas takimit me dikë, ai përpiqet të bëhet ‘personi më interesant që ata njohin’. Përgjigja e tij jep edhe një tipar tjetër të përbashkët – një nocion të vetëvlerësimit – ai mund të jetë personi më interesant në dhomë.

Psikopatët herë pas here kanë tendencë të shfaqin reagime emocionale bindëse, me shenja që përfshijnë tonin e zërit ose gjuhën e trupit.

Kjo mund të ndodhë sepse ata nuk janë në gjendje të kuptojnë emocione të tilla si frika dhe dashuria, por mund t’i imitojnë ato.

Përgjithësisht “emocionet e psikopatëve” janë të cekëta. Për shembull, Z. Wells tha se ofron favore dhe tregon sekrete të rreme për njerëzit që të fitojnë besimin e tij të plotë.

Ai thotë: “Unë mbaj sekretet dhe u them atyre sekrete të rreme për të fituar më tej besimin e tyre, dhe pasi të më besojnë mjaftueshëm, kërkoj favorizime, duke u kujtuar ato që u kam bërë. Unë mund të marr fjalën  prej tyre, gjë që është tepër e dobishme.”

Psikopatët zakonisht shfaqin një aftësi të pabesueshme për të manipuluar të tjerët dhe ndonjëherë kënaqen duke u sjellë kështu.

Edhe ekspertët paralajmërojnë se dikush mund të mashtrohet gjatë një ndërveprimi të shkurtër me një psikopat/e.

Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.