Çdo vit, një grup ekspertësh të lumturisë nga e gjithë bota rendisin 156 vende bazuar në përqindjen e lumturisë së qytetarëve dhe studimet e tyre i publikojnë në Raportin Botëror të Lumturisë. Në fakt, lumturia konsiderohet si një ndjesi personale e gjithsecilit por në të vërtetë ekziston një shkencë e cila merret posaçërisht me të. Kur studiuesit flasin për “lumturinë”, ata i referohen “kënaqësisë që merr çdo i anketuar nga mënyra e tij e jetesës’’ citon një nga studiuesit që punon për Raportin e Lumturisë Botërore.

Që nga fillimi i raportit në vitin 2012, vendet nordike – të cilat përfshijnë Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Finlandën dhe Islandën, plus Ishujt Faroe, Greenland dhe Aland kryesojnë listën si vendet më të lumtura në botë, dhe kjo nuk është aspak rastësi. Vendet nordike renditen aq lart në raportin e lumturisë, sepse ato ofrojnë komoditete të tilla si arsimi falas dhe kujdesi shëndetësor, një shkallë të ulët të krimit, sigurime mjaft të mira shoqërore si dhe një popullsi homogjene. Pra, sipas studiuesve ata nuk janë një shoqëri që synojnë të shtojnë pasurinë e tyre por kërkojnë një ekuilibër të mirë të jetës dhe rezultatet janë jashtëzakonisht pozitive. Më poshtë ju pasqyrojmë se si këto vende arrijnë të gjejnë ekuilibrin mes punës dhe punës, duke rritur kështu ndjeshëm lumturinë në jetën e tyre.

Ata nuk punojnë me orë të gjata

Ju pëlqen!

″ Ajo që tregon shkenca është se e vetmja gjë që do të na bëjë të lumtur është të kemi pak më shumë kohë” ka cituar Laurie Santos, një profesore e psikologjisë e cila jep mësim në Shkencën e Mirëqenies.

Një javë pune me kohë të plotë, në Danimarkë, është zakonisht 37 orë e shpërndarë gjatë pesë ditëve. Nga ana tjetër, mesatarja amerikane punon 44 orë në javë, ose 8.8 orë në ditë, sipas Byrosë së Statistikave të Punës. Por ajo që është edhe më e habitshme është qëndrimi i danezëve ndaj orarit të gjatë të punës.

Ndërsa shumë amerikanë shohin se punojnë vonë si simbol krenarie, për danezët kjo nënkupton të kundërtën. Për ta orët e gjata në punë shihen si një dobësi pasi tregon që punëtorët nuk janë të aftë t’i kryejnë punët e tyre brenda afatit të përcaktuar.

Largohen nga çdo gjë që ju shkakton stres

Christina Konig Koehrsen, një studente e artit nga jashtë Kopenhagës, thotë për ‘CNBC Make It’ se ajo la punën e saj për tetë muaj sepse ishte e stresuar, dhe puna thjesht nuk ishte duke e bërë atë të lumtur.

”Nuk mund të lejoja që mos kisha në kontroll ekuilibrin e jetës sime, aq më shumë pasi ne si popull e vlerësojmë shumë këtë gjë, “thotë ajo. “Dhe kështu, ne kemi një sistem që mundësoi që unë të braktisja punën time dhe të kisha ca kohë për t’u menduar dhe të kuptoja se cili është hapi im i ardhshëm në jetë.”

Gjatë asaj kohe, Konig Koehrsen mori 2,000 dollarë në muaj nga qeveria daneze. Njerëzit zakonisht marrin ‘’pushime stresi” kur gjërat shkojnë keq në punë duke ndikuar njëkohësisht negativisht në shëndetin e tyre mendor. Pavarësisht se ku jetoni, hulumtimi tregon se gjetja e një pune e cila vërtet ju pëlqen rrit lumturinë brenda jush.

Por lumturia është vetëm një pjesë e enigmës. Edhe pse kultura dhe rrjeta e sigurisë në vendet nordike duket se promovojnë lumturinë, jeta nuk është e gjitha kaq e bukur.

“Ne paguajmë për këtë që marrim për çdo ditë të vetme, dhe e bëjmë atë në më shumë se një mënyrë,” thotë Mellich.

Vendet nordike paguajnë disa nga taksat më të larta në botë. Në Danimarkë, për shembull, ka një taksë mbi shitjet 25%, dhe një taksë 150% për makinat. Njerëzit në vendet nordike janë të lumtur t’i paguajnë këto taksa sepse marrin shërbime të mëdha sociale universale.

/Scan/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.