Dashuria është një ndjenjë vërtet e mahnitshme. Dashuria mund t’i sinkronizojë ritmet e zemrës të dy personave të dashuruar, mund t’ua lehtësojë dhimbjen dhe t’i bëjë të lumtur.

Dhe kush do ta kishte menduar se matematika mund të na ndihmojë ta gjejmë dashurinë?

Normalisht, dashuria është përplot emocione, zhvillime dhe ngjarje të papritura, dhe është e vështirë të përgatiteni për ta takuar shpirtin binjak.

Ju pëlqen!

Por, matematikanja Hannah Fry shpjegon se si mund ta zgjedhni partnerin e përsosur me një formulë të veçantë.

Formula e matematikës për ta takuar dashurinë e jetës

Shumë njerëz në lidhje sillen në të njëjtën mënyrë. P.sh., 34% e njerëzve presin më gjatë për t’i mbajtur duart e njëri-tjetrit sesa për ta puthur njëri-tjetrin. Këto sjellje u mundësojnë matematikanëve t’i gjejnë formulat të cilat janë të suksesshme për gjetjen e fatit të jetës.

Formula e matematikanes në fjalë funksionon për shkak të diçkaje që quhet “teoria e ndaljes optimale” – në parim, kjo nënkupton ta zgjedhni kohën e duhur për të vepruar në mënyrë që t’i arrini rezultatet më të mira të mundshme.

Imagjinojeni se do të dëshironit të martoheshit para moshës 35 vjeçare dhe keni filluar të keni të dashur/a prej moshës 15 vjeç. Sipas kësaj formule të matematikës, ju nuk duhet ta konsideroni askënd për një lidhje jetëgjatë gjatë 37% të fazës së parë kur ia filloni të hyni në lidhje romantike.

Personi që vjen pas 37% të kësaj faze, është shpirti binjak.

Nëse lidhjen e parë e keni në moshën 15 vjeçare, ju nuk do të filloni ta keni një kandidat të përshtatshëm për tërë jetën derisa t’i mbushni 22 vjet.

Normalisht, kjo metodë i ka rreziqet e veta, por ekspertët thonë se kjo funksionon dhe jua rritë shanset për ta gjetur partnerin e përsosur.

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!